Merkel vizitë historike në Maqedoni para referendumit për marrëveshjen me Greqinë

Merkel vizitë historike në Maqedoni para referendumit për marrëveshjen me Greqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev në konferencë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur ditën e sotme në Maqedoni, aty ku po zhvillon një vizitë e cila për vendin është historike. Më datë 30 shtator, maqedonasit, shqiptarët dhe etnitë e tjera të vendit do të shkojnë në referendum për të vendosur nëse do pranojnë marrëveshjen me Greqinë.

Në konferencën e saj para mediave, Merkel iu ka bërë thirrje maqedonasve të dalin në referendum dhe të votojnë pro marrëveshjes.

Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona. Referendumi do të hapë dyert për vendin tuaj që t'ë hyjë në BE dhe NATO. 

Duhet shumë punë, por një parakusht është që referendumi të jetë i  suksesshëm. 30 shtatori është mundësi  historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni.

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë

Kjo marrëveshje është jetike për vendin, pasi ka ndikim drejtpërdrejt tek integrimi në NATO dhe BE. Në takimet e Merkel me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe politikanë të tjerë, pika kryesore e agjendës është referendum.

Pritet një sukses për këtë çështje, e cila do t’i jepte fund një konflikti shekullor në rajon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda