Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 10 deri në 16 tetor) ai tha se kjo javë do të jetë shumë pozitive, nga data 11 Mërkuri kalon në Peshore, i cili jep mundësi dhe dhunti për të realizuar shumë mirë gjërat që dëshirojmë. Kjo javë ka ndikime shumë të mira dhe duhet shfrytëzuar, me mjaft surpriza sidomos në fushën e punës.
Ndërsa u ndal tek shenjat që duhet të tregojnë më shumë kujdes si dhe tek shenjat më të favorizuara.
Për gjatë kësaj jave më të vëmendshëm duhet të tregohen shenja e Demit (10-të ditëshi i parë dhe i dytë) dhe shenja e Peshqve. Ndërsa më të favorizuarit do të jenë shenja e Virgjëreshës, 10-të ditëshi i dytë dhe Demi i 10-të ditëshit të tretë.
Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat nga data 10-16 Tetor:
Dashi
Këtë javë Dashi ka shumë shanse me disa ndryshime të vogla në fushën e punës, Eshtë në dilemë nëse do t’a lerë një vend pune, por më mirë do të jetë të mos marrin asnjë hap ndryshimi në këtë periudhë, por të qëndrojnë aty ku janë. Jo çdo gjë është ashtu siç duket, duhet të keni kujdes në fushën e punës. Gjithashtu Dashi ka një të mirë, një problem që ka patur në fushën sentimentale do të ketë kthim nga e shkuara. Kjo javë mund të cilësohet si java e bashkimit, sidomos dita e mërkurë dhe e enjte është ditë surprizash. Gjithashtu ështe e favorizuar dhe për njohje të reja.
Demi
Shenja e realitetit dhe e punës. Demi mbetet gjithnjë shenjë unikale në lidhje me drejtësinë, është shumë vetëkërkues. Ka një ndikim të mirë në këtë periudhë sepse janë të gjitha mundësitë që Demi të dalë në sipërfaqe. Në lidhje me punën aktuale mund të kenë një rritje në detyrë, mund të dëgjojnë disa lajme, të cilat do të jenë në favorin e tyre. Në anën shpirtërore një lidhje me problem që ka patur me Ujor dhe me Virgjëreshë është momenti tani për t’i zgjidhur çështjet. Stabilizimi duket i mbarë.
Binjakët
Shenja e komunikimit dhe realitetit. Është pak për të ardhur keq pasi Binjakët bëjnë shumë por nuk marrin atë që i takon. Kjo javë dhe vazhdimësia do të jetë mjaft e mbarë për ta në këtë drejtim. Ndikimi i Mërkurit në Peshore do të sjellë mbarësi në shenjën e Binjakëve. Mund të zgjidhen çështje të pa zgjidhura më parë në fushën e punës dhe ekonomisë. Kanë mundësi të realizojnë një burim të ardhurash të dyta. Ndërsa në anën shpirtërore janë pak fajtorë në lidhje me Akrep dhe me Peshq.
Gaforrja
Shenja e punësimit, drejtësisë dhe lumturisë. Për shenjën e Gaforres mund të flasim shumë sa i përket kësaj jave, sepse shumë gjëra të rëndësishme në lidhje me punën dhe karrierën, me vendime të rëndësishme që mund të marrin, me pasuri të paluajtshme, gabime që janë bërë, ndreqen pikërisht tani. Ana ekonomike financiare do të jetë shumë pozitive përgjatë kësaj periudhe. Në lidhje me çështjet shpirtërore duhet të bëjnë kujdes, sepse lidhjet kryesore që ka të bëjë Gaforrja janë me Dash, Bricjap dhe Peshore dhe duhet të përpiqen për të realizuar atë që duan.
Luani
Shenja e drejtësisë dhe maturisë. Javën që lamë pas, Luanët kanë qenë pak të mërzitur, ata kanë një ndjesi të veçantë ku funksionon më së miri shqisa e gjashtë. Intuita e tyre nuk gabon. Nga fundjava e kaluar deri në fund të kësaj jave do të vijojnë të jenë pak të turbulluar, por nuk duhet të shqetësohen pasi problemin që kanë do t’a zgjidhin shumë shpejt dhe janë gati në lidhje me disa takime apo ndryshime. Eshtë pikërisht momenti tani për të trokitur në derën e duhur. Sa i takon ekonomisë vijon të jetë e mirë. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore janë pak fajtorë sepse në lidhjet me Ujor, Dash dhe me Shigjetar tregohen shumë kokëfortë. Përgjatë kësaj jave Luanët kanë mundësinë për të zgjidhur konflikte në fushën sentimentale.
Virgjëresha
Shenja më racionale, më intelektuale dhe më e ndershme. Virgjëresha kërkon me çdo kusht të drejtën e saj, nëse nuk e gjen atë mërzitet shumë dhe tregohet gjaknxehtë dhe nevrike. Virgjëresha e 10-të ditëshit të dytë dhe të tretë do të jetë më e favorizuar, zgjidhet një ngërç ekonomik. Virgjëreshat në përgjithësi janë të punësuar në vende kyçe. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike nuk janë ashtu siç ata duan, pasi kanë bërë disa shpenzime pa kriter, Virgjëresha e ka zët këtë gjë, kjo javë mund të quhet java e rifreskimeve të gabimeve, duhet të mbyllin një çështje dhe të hapin një kapitull të ri. Në fushën shpirtërore për të palidhurat një ndikim do kenë me shenjat e Bricjapit dhe Peshqëve. Ideale dhe perfekte për stabilizim java për të lidhurit.
Peshorja
Shenja e forcës, mundësisë dhe relaksit. Mërkuri në shenjën e Peshores do të sjellë ndikime shumë të mëdha në fushën ekonomike dhe familjare. Mund të jeni në pritje të një shtatzanie e cila do të realizohet pikërisht tani, Universi është në anën tuaj. Kjo përiudhë është shumë e mirë, Hëna e plotë do të ndikojë në çështjet financiare, por dhe në anën shpirtërore. Mundësi të reja në fushën e dashurisë, mund të realizohet një ëndërr e parealizuar më parë. Lidhjet me Gaforre dhe me Ujor janë ideale. Një kujdes të veçantë duhet të tregohet në lidhjet me shenjën e Demit.
Akrepi
Shenja mistike, e realizimeve të mëdha dhe shpikjeve. Jeni në një ndikim shumë të madh planetar, duke patur parasysh Plutonin me Saturnin, i cili është mësuesi i Universit. Disa gabime të së shkuarës janë bërë nga persona të tretë dhe gabimin e tyre e keni marrë ju, është momenti tani që ju t’a zgjdhni këtë problem, sepse ju si shenjë e Akrepit keni dhembshuri, keni atë që nuk duket. Është koha perfekte për të zgjidhur çdo problematikë, në fushën ekonomike, në fushën që lidhet me disa pasuri të paluajtshme, me testamente. Eshtë momenti ideal, Hëna e plotë bën çudira. Shumë gjëra do të ndikojnë në fushën e ligjit, ju që jeni në vende kyçe trokisni diku që të gjeni zgjidhje, pasi nuk mund të mbani në krahë një gabim të tjetrit. Ka ardhur momenti që të keni një burim të dytë të ardhurash. Kujdes në marrëdhëniet familjare, sidomos me fëmijët, pasi mund të prishni shumë ekuilibra. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dash,Virgjëreshë dhe Peshk janë ideale.
Shigjetari
Shenja e ekonomisë dhe prishjeve të mëdha monetare. Shigjetarët këtë përiudhë do të prishin shumë para, por ka një diçka të mirë, pasi tek Shigjetarët as ka as mbarohet. Shigjetarët përpiqen të jenë korrekt me veten e tyre, por ndonjëherë nuk janë të tjerët, mëgjithatë është momenti tani për t’ju përkushtuar vetes tuaj dhe për të stabilizuar ekonominë, keni mundësi të reja në vazhdimësi. Gjithashtu një takim shumë të rëndësishëm mund t’a keni ditën e enjte dhe ditën e premte, realizojeni paradite. Sa i takon anës shpirtërore lidhjet me Dem, Peshk dhe Luan janë perfekte.
Bricjapi
Duket se kanë gjëra pozitive në këtë përiudhë, edhe pse mund të kenë ndonjë problem të vogël në familje, por do t’a zgjidhin, nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohen. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike financiare mundet që t’a stabilizojnë, pasi është momenti pikërisht tani. Është periudhë shumë e mirë ekonomike për Bricjapin, do të bëjnë ndryshime në favorin e tyre. Gradualisht gjërat do të ndryshojnë në vendin e punës, mundësi të reja i presin tani e tutje dhe shumë pozitive. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore lidhjet me Peshore, shenjën e dashurisë, me Binjakët, shenjën e ajrit ju jepet rëndësia dhe mundësia në atë çka duan.
Ujori
Shenja e rëndësisë së veçantë dhe e dashurisë së tepërt. Ujorët dashurojnë por vallë a arrijnë të tjerët t’i kuptojnë? Kjo është çështja. Ajo që këshillohet për Ujorët është se duhet të kontrollojnë më parë dhe pastaj të besojnë, pasi japin shumë dhe nuk marrin mbrapsht atë që japin. Në fushën e dashurisë ka një ndikim shumë të madh tani në këtë periudhë, kanë patur mjaft lidhje, njohje, por dhe shkëputje. Ujorët përpiqen të gjëjnë dashurinë në njerëz si vetja e tyre, por e kanë gabim, duhet të ndryshojnë në këtë drejtim dhe t’a duan tjetrin me të mirat dhe këqijat. Çdo gjë ka kohën dhe pjekurinë e vet për t’u realizuar. Kjo javë na jep mundësinë për të stabilizuar anën shpirtërore. Lidhjet me Shigjetar, me Binjak janë të mbara, kurse me Luan është perfektja.
Peshqit
Shenja e vërtetësisë dhe humanitetit. Peshqit janë shumë unikë në atë që duan të bëjnë. Kjo javë është më ideale në gjetjen e shtigjeve të reja në fushën e biznesit. Këto ditë presin një takim i cili do të realizohet, një çështje me jashtë, një kontratë do të realizohet pasi është koha perfekte dhe më idele nësë do të shfrytëzojnë mirë të gjitha mundësitë. Vazhdimësia në fushën ekonomike dhe në atë të dashurisë duket se janë të mbara.