Mero Baze: Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD

Mero Baze: Sulmi fizik ndaj ekipit olimpik, është qëndrimi zyrtar i PD

Militantë e PD-së para bashkisë teksa sulmojnë medalistët e Shqipërisë

Protestuesit e pakët para Bashkisë së Tiranës kanë sulmuar sot fizikisht ekipin olimpik shqiptar të cilët ishin për vizitë në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse në dukje një incident banal, sulmi  zbulon qëndrimin zyrtar të opozitës në Shqipëri ndaj ekipit olimpik që i solli Shqipërisë dy medalje.

Ndërsa në vendet e tjera ekipet olimpike priten me festa popullore, në Shqipëri ke frik të dalësh dhe në foto me ta se opozita nuk duron dot që ata I kanë sjellë dy medalje Shqipërisë.

Sulmi është qëndrim zyrtar I PD-së Sali Berishës pasi jo vetëm që nuk ka asnjë distancim nga ai akt, por ka përgëzime në shtypin familjar të Berishës për atë sulm.

Pra protestuesit ndërprenë për disa minuta protestat për Papafingon pa leje të Adriana Kalasë dhe ju turrën ekipit olimpik fizikisht sikur të ishin armiq më të mëdhenj të saj.

Arsyeja është se opozita konsideron se kushdo që i sjell një sukses Shqipërisë largon shanset e saj për të ardhur në pushtet dhe I trajton të gjithë si armiq.

Së dyti, jo vetëm që nuk janë distancuar nga ai akt, por vazhdojnë të bullizojnë sportistët e natyralizuar si shqiptarë, duke I konsideruar medaljet  si akte korrupsioni dhe jo merita të politikave të shtetit shqiptarë për thithjen e sportistëve cilësor kundrejt shpërblimeve dhe kushteve  të krijuara nga politikat shtetërore.

Kjo tregon në të vërtet se çfarë atë mund të bëjnë për sportin nëse janë në pushtet, duke zhbërë gjithë politikat që kanë sjell një afirmim cilësor të Shqipërisë në sport si në ekipin kombëtar të Futbollit ashtu dhe në lojërat olimpike.

Dhe së fundmi duhet thënë se ky gjest mund te përbëj dhze një rekord botërër. Asnjë opozitë e asnjë vendi nuk ka sulmuar deri më sot ekipin e saj olimpik vetëm se është në opozitë . Nuk di kush I këshillon se kështu fitojnë më shumë pikë, por e sigurt është se ata mund ta amortizonin më mirë suksesin e qeverisë duke përshëndetur ekipin olimpik, se sa duke ju turrur ti  rrihnin. Sikur të kishin fuqi ti rrihnin, hajt se po ua falnim, por mund të hanin dhe një dru e pastaj do thoshin na rrahu Erion Veliaj./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baze: 16/08/2024 08:53

    Zoti Mero! Ideatori dhe urdhëruesi është Sali krimi!Ndërsa zbatuesit janë Sali Lusha kriminel,Belind Krriçi,Krriçi Fariut,Luçianoja,servilat e kriminelit Berisha për ti bo Deputet.Kjo parti PDja nuk do që as gjo e mirë të bohet në këtë vend!pra parti anti zhvillim.Se në kohen e qeverisjes së tyre e shkatërruan Shqipërinë,dhe skoma janë pasojat e tyre famkeqëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës