Mero Baze: A e mbron Gazmend Bardhi tezën që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuar?

Mero Baze: A e mbron Gazmend Bardhi tezën që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuar?

Gazmend Bardhi

Lexova përmbajtjen e bisedës së takimit mes Gazmend Bardhit dhe përfaqësuesit të Institutit Demokratik Amerikan. Nuk di nëse ja ka thënë egzaktësisht ashtu, por në postimin thuhej se ai qe ankuar se Edi Rama ka një plan për asgjësimin e opozitës dhe këtë e lidhte natyrisht me ndëshkimin nga drejtësia të Berishës dhe Metës që është ende në proces. 

Natyrisht që nuk thuhet se çfarë tha përfaqësuesi amerikan, por kjo nuk na hyn në punë se SHBA i ka publike qëndrimet për këtë rast. 

Ajo që nuk dimë është a ka mbajtur qëndrim Gazmend Bardhi ndaj deklaratës zyrtare të Berishës se SHBA dhe Britania e Madhe provuan se janë dy vende me drejtësi të korruptuar pasi shpallën atë “non grata”? 

Kjo ka rëndësi për të kuptuar integritetin e tij politik. Duhet të kuptojmë nëse në PD këtë gjë e thotë vetëm Berisha dhe Çim Peka, apo gjithë PD mendon se SHBA dhe Britania e Madhe janë vende të korruptuara dhe nuk ja faktuan dot Berishës korrupsionin? 

Në fakt gjykata e Britanisë së Madhe, jo që ja ka faktuar, por dhe ja ka detajuar raportin klientelist të vajzës së tij me Fazlliçin.  

Ndoshta e keni harruar historinë. Vajza e Sali Berishës përmes studios së saj ligjore, ka pasur prokurë për gjithë veprimet e kompanive të Fazliçit duke përfshirë kontrollin financiar deri dhe tek shitje e kompanisë. 

D.m.th. ka vepruar si ta kishte kompaninë e saj. Ka tërhequr lek nga banka me miliona euro pa adresë dhe ka bërë veprime deri në Qipro. Dhe akuza në atë kohë ka qenë se Fazliç i ka faturuar një shitje 1,7 milion euro nga një kompani që s'ka prerë asnjë faturë, me bazë në Qipro. Drejtësia shqiptare nga presioni publik i shtypit hapi hetimin dhe gjyqtari e mbylli me arsyetimin se nuk erdhën letërporositë nga Qipro. 

Ky është rasti që SPAK ta rihapë atë çështje, nisur nga gjykimi britanik dhe të kërkojë në Qipro gjithë historinë e kompanive të tij ofshore dhe prokurën për studion e Argitës e cila është botuar në shtyp në atë kohë. 

Tani nuk është problemi se çfarë beson Gazmend Bardhi. E dimë që nuk mendon si Berisha. E dimë që ka ambicie politike personale, dhe është një njeri i aksionit politik, por këto i bën nga halli. 

Por kjo është një lloj vijë e kuqe për integritetin e një politikani që ai duhet t'i japë përgjigje. 

Nëse ai mendon si Berisha që SHBA dhe Britania e Madhe janë të korruptuara se kanë dënuar Berishën, nuk është keq për SHBA dhe Britaninë e Madhe, por është një shenjë, që brenda partisë së Berishës është shkretëtirë dhe jo që nuk është bashkëjetesë në diversitet, por është bashkëjetesë në shkretëtirë. 

Kjo tregon se Berisha u ka imponuar atyre të gjithëve standardin e të qenit idiot. Dhe ata e kanë pranuar. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë më, se për atë punë pastaj është më i mirë Flamur Noka se Gazmend Bardhi. Se ai është nga ata budallenjtë e sinqertë që edhe e beson atë që thotë Berisha 

Nëse Gazmend Bardhi ka ndonjë mendim tjetër nga Berisha atë duhet ta thotë se ai është lajmi që në atë parti mbijeton dhe mendimi ndryshe.  

Se që të shash Edi Ramën është kollaj pasi është sport kombëtar. Por të guxosh të përsëritësh idiotësitë e Berishës për SHBA dhe Britaninë e Madhe në një takim me amerikanë, është turp kombëtar dhe personal. Kjo është vija që ndan idiotët nga njerëzit normalë. Nuk po them udhëheqësit./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi 3.0: 20/06/2024 18:30

    Gazi 1.0 me Berishën Gazi 2.0 kundër Berishës Gazi 3.0 në xhepin e Berishës Kujt Gazi po ja bëni pyetjen i nderuar gazetar?!

    Përgjigju
  • Dervish: 20/06/2024 14:32

    Mc.gonigal o mero, eshte zyrtar amerikan i korruptuar. Sa per nje shembull

    Përgjigju
  • Johnny: 20/06/2024 10:16

    Për të mbrojtur nuk e mbrojnë. Por për të menduar e mendojnë. Jo me zë të lartë siç e mendon Saliu tani që u shpall nongrata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb