Mero Baze: Abin Kurti në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi

Mero Baze: Abin Kurti në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar thelbin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili parasheh që Kosova të shtyjë çështjen e targave dhe ajo çështje të përfshihet në bisedimet finale mes dy vendeve në kuadrin e planit franko-gjerman. Plani në vetvete është një shans i mirë në përparimin e çështjes së Kosovës, pasi lejon dy vendet të mos njohin njëra- tjetrën, por të ruajnë itnegritetin e kufijve të tyre dhe të mos pengojnë të tretët në njohjen e Kosovës.

Praktikisht plani i lejon Kosovës të avancojë njohjen ndërkombëtare, të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, përfshi dhe OKB, me ndihmën e Perëndimit, dhe të normalizojë raportet me Beogradin nga pozitat e një vendi të njohur në mënyrë të plotë ndërkombëtarisht.

Albin Kurti ka refuzuar bisedimet e sotme, siç e tha dhe vet, duke fajësuar Bashkimin Evropian, duke shënuar një rekord të zi në historinë e re të Kosovës. Prej vitit 1999, çdo hap përpara i Kosovës, ka qenë i bazuar në faktin që Kosova ka qenë në anën e Perëndimit dhe fajtor ka qenë Serbia.

Sot është hera e parë që një kryeministër i Kosovës, fajëson Perëndimin për ofertën për Kosovën dhe Serbia është në krah të Perëndimit. Është pak a shumë ajo që i ndodhi Milosheviqit më 1999, kur ju ofrua Marrëveshja e Rambujesë dhe ai fajësoi Perëndimin se ishte në anën e shqiptarëve, dhe u përball me të.

Sot zyrtarisht Kosova po akuzon Bashkimin Evropian dhe SHBA se po ndihmon Serbinë dhe kryeministri i saj, po i tregon muskujt të dyjave bashkë. Nuk ka nevojë të themi që është një ditë e zezë dhe një shans i humbur për Kosovën që të ruajë aleancën me Perëndimin dhe të avancojë njohjen e saj ndërkombëtare. Ajo që është e nevojshme t’u shpjegojmë shqiptarëve atje, por dhe këtu në Shqipëri, është përse e bën Albin Kurti këtë gjë.

Dhe ka një shpjegim bazuar tek personaliteti i tij politik, e mbi të gjitha tek historia e tij. Albin Kurti është kapur pas çështjes së drejtë por jo vendimtare për targat, për të tërhequr një konflikt në Kosovë, kësaj radhe jo vetëm me Serbinë, por dhe me Perëndimin, pasi nuk përballet dot me atë që ka projektuar për veten për historinë e tij, dhe mbi të gjitha për atë që u ka premtuar elektoratit të vet.

Ai nuk vë dot në jetë asnjë premtim elektoral, nuk krijon dot, dhe s’ka si të krijojë, një shtet të begatë pa qenë një shtet i sigurt, e mbi të gjitha nuk heroizohet dot pa pasur një konflikt. Ndryshe do ti duhet të dështojë me turp e të ikë në shtëpi.

Në një farë mënyre ai kërkon të shpikë një luftë të tij për Kosovën, edhe pse mund ta humbasë atë. Duke projektuar veten në histori, duke qenë se atij i mungon kontributi në historinë e Kosovës edhe për shkak të moshës, duke qenë se ai nuk i përket as themeluesve të shtetit, as heronjve të luftës, ai kërkon të provokojë Perëndimin, të zgjedhë mes tij dhe Kosovës e pastaj mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një farë mënyre ai po ëndërron atë që shumicën e shqiptarëve e tmerron, që Perëndimi të zgjedhë të jetë kundër Kosovës dhe pro Serbisë, për shkak të tij dhe ai të dalë në histori si viktimë e një komploti perëndimor që e ka vrarë atë bashkë me Kosovën.

Kjo është ndoshta gjëja më e ligë që dikush ëndërron për Kosovën. Vetëm serbët e kanë të drejtën legjitime ta ëndërrojnë këtë.

Por para se Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, Perëndimi në fillim do të duhet të zgjedhë mes Albin Kurtit dhe Kosovës. Albin Kurti nuk është babai i Kosovës, dhe as ka hipotekën e saj dhe historisë së saj. Madje ai pikërisht se nuk ka hipotekën e historisë së saj, kërkon të ribëjë një histori të re, të vetën, duke provokuar Perëndimin se sa larg mund të shkojë, duke penalizuar Kosovën për shkak të tij.

Albin Kurti është në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi, për të zhbërë gjithçka që është bërë deri më sot.

Mes Albin Kurtit dhe Kosovës, Perëndimi vazhdon të jetë me Kosovën. Por mes Perëndimit dhe Albin Kurtit, shqiptarët duhet të jenë me Perëndimin, për ta bërë më të lehtë betejën e Perëndimit për shqiptarët. Edhe kundër ndonjë “shqiptari”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadil: 22/11/2022 01:34

    SOLIDARIZOHEM ME QËNDRIMET E DREJTA TË ALBIN KURTIT, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS! Albin Kurti, mos lësho pe, Përballë bllokadave, Drejt FITORES, Kurdoherë, prapa na ke!... Më qartë e më hapur (transparent) se kështu, që flet e sqaron popullin e tij dhe opinionin ndërkombëtar, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, se kush janë fashistët e Serbisë "në krye" me Vuçiqin dhe "krerët" negociatorë të Europës së pabesë, Borrell dhe Llajçak, kundër Kosovës, në përkrahje të hapur ndaj Serbisë Fashiste, s'ka sesi, të thuhet as të shkruhet!... Përpara, Albin Kurti! Të gjithë atdhetarët dhe atdhetaret të bashkuar, ishim, jemi dhe do të jemi me ty, gjer në fitore!... "Bashkë është e mundshme"! (Albin KURTI-LVV) 21 Nëntor, 2022 E NGJAJSHME: Diçka shumë pozitive doli nga ky takim: Albini, ua çjerri maskat!... Ju ranë maskat Serbisë Fashiste dhe miqve të saj të maskuar, në Evropën e padrejtësive të mëdha ndaj kombit shqiptar, nga viti famëkeq, 1878 gjer më sot,21 nëntor, 2022.

    Përgjigju
  • Bunar: 21/11/2022 23:17

    Albin Kurti nuk ka pse ti perulet Bordellit, sepse Serbia pa perparon me pretendimet e listes serbe, per ta ber ate strumbullar te mosnjohjes reciproke. Sovraniteti i Kosoves duhet forcuar, dhe mjaft me me leshime ndaj Serbise. BE nuk esht e zonja te ndermjetesoj ne menyre te pa-anshme, sepse kerkon dhe po i lutet Serbise te futet ne BE, ndersa me Kosoven as heqjen e vizave nuk pranon. Albin Kurti nuk ka tagrin e çmontimit te sovranitetit te Kosoves. Ndrysh do te hyje ne histori si kolaboracionist i serbeve. Esht ne nderin e çdo shqiptari te mbeshtese Albin Kurtin ne keto dite e ne tere kete proces.

    Përgjigju
  • dajlan: 21/11/2022 22:18

    Eshte fatkeqesi qe kafshet Osmani Kurti po e cojne vendin drejt konfliktit e rremujave, te veprosh sot kundra Amerikes e BE eshte vetvrasje per Kosoven qe fatkeqesisht ka nje presidente idjote dhe nje qeveri qe i bindet Kurtit qorrazi.

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/11/2022 22:01

    M. Baze Kosova duhet të çlirohet në vazhdimësi nga Tirana zyrtare , mjerisht sepse Vucici shumë shpesh po e perdor gjuhen e Edvin shkjaut shqipfolës!

    Përgjigju
    • Amerikani: 22/11/2022 05:36

      Kokekatror

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen