Mero Baze: Albin Kurti po sillet si udhëheqës fisi  

Mero Baze: Albin Kurti po sillet si udhëheqës fisi  

Kurti dhe Rama

Në verën e vitit 1996, Timothey Wirth, në atë kohë nënsekretar shteti për çështje globale në administratën e presidentit Clinton, vendosi të vizitojë Shqipërinë pas destabilizimit të zgjedhjeve të 26 majit dhe kursit anti-perëndimor që po merrte administrata e Sali Berishës. Përmes diplomatëve në Tiranë, SHBA kishte kërkuar përsëritjen e 40 zonave zgjedhore, me qëllim që të riparohej degradimi i procesit që kishte ndodhur më 26 maj, por Berisha nuk i kishte dëgjuar. Ai përsëriti vetëm 13 zona, të cilat i rifitoi përsëri.

Në përpjekje për të përsëritur një mesazh të fortë, Tim Wirth vendosi të udhëtojë vet drejt Tiranës. Por presidenti i asaj kohe Sali Berisha, ja refuzoi takimin, duke i rekomanduar që mund të takohej me kryeministrin Aleksandër Meksi.

Duke më arsyetuar refuzimin e takimit, Berisha më tha se “nuk është nevoja ta pres, se e di se çfarë mesazhi ka për të më thënë. Nuk kam pse e dëgjoj”.

Por ndërsa prisja që SHBA dhe diplomatët amerikanë të bëheshin agresivë me këtë rast, nuk dukej ndonjë shenjë e tillë në horizont. Ajo që ndodhi ishte se të gjithë diplomatët perëndimorë në Tiranë, e quanin këtë një skandal, pasi presidenti po tregohej primitiv dhe nuk po sillej si një udhëheqës evropian. Dhe kjo në fakt u bë varri politik i tij disa muaj më vonë.

Pra nuk është se u shqetësua SHBA nga refuzimi, por gjithë diplomatët perëndimorë, e klasifikuan atë si një kulturë anti-perëndimore.

E njëjta gjë po i ndodh sot Albin Kurtit në Prishtinë.

Edi Rama ka bërë sot përpjekje të pamëshirshme për të ekspozuar deri në fund Albin Kurtin, si një lider me formim anti-perëndimor, duke bërë sikur i lutet për një takim, që në fakt nuk është se ka ndonjë dëshirë të madhe ta bëjë.

Dhe arriti ta ekspozojë si të tillë, jo për shkak të fjalorit nacionalist dhe populist që Albini përdor, jo për nga betejat artificiale për të mbajtur Kosovën nën tension, jo nga teoritë e tij ideologjike anti-perëndimore, por thjeshtë nga gjesti i tij primitiv i refuzimit të takimit me të.

Sinjali i parë ishte fakti që ambasadori i SHBA në Prishtinë, ju bashkua takimit të Edi Ramës me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën, për të treguar në fakt se kush është aty zot shtëpie.

Për çdo lider perëndimor, pa i hyrë fare në detaje arsyeve, refuzimi i një takimi me një kryeministër të shtetit fqinj, ndërkohë që e pret presidenti dhe gjithë infrastruktura politike, është primitivizëm.

Nuk po them pastaj nxjerrjen e njerëzve ilegalë për ta fyer, ndërsa hynte në takime, apo përpjekjen për t’i krijuar pasiguri fizike dhe mjedis armiqësor. Ajo është atavizëm e kohës së tij në ilegalitet.

Ndaj tani nuk ka shumë rëndësi se si do të justifikohet Albini, çfarë do t’u thotë militantëve, a do ta përjetojnë ata si një fitore mbi armikun apo jo. Tani ajo që mbetet nga gjithë kjo histori është portreti i një udhëheqësi primitiv të ngujuar në kullën e tij, i cili nuk ka guxim të ballafaqohet me askënd. As me kryeministrin e Shqipërisë, të cilin pavarësisht se e ka shpallur vend armik, e ka të vështirë të armiqësohet me vendin e tij.  Lutja e Edi Ramës për t’u takuar me të, “me çdo kusht”, në fakt nuk është çështje malli apo halli. Mes të tjerash është për t’u treguar të gjithëve se kë ka në krye Kosova. Vetëmnjë gjest iI ngjashëm u desh më 1996, që Berishës t’i vinte vizën gjithë Perëndimi dhe për një vit të mos dinte ku te fuste kokën.

Është një gjest që as në fiset afrikane nuk ndodh më. Por Kosova nuk është fis afrikan, është vend perëndimor! Kryeministri ka qejf të jetë kryetar fisi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rili: 07/07/2023 01:22

    Ti Mero je bere kaq i neveritshem saqe nuk di çte them . Akoma mendon se ti mund te besh rolin e analistit politik. Kthehu dhe njehere tek kandidimi dhe diskretitimi yt per deputet

    Përgjigju
  • Illyrian: 07/07/2023 00:51

    Hajde primitivizem hajde! Po te mos jetoja ne Shqiperi do besoja se ky artikull eshte shkruar per flintstonët. Cfar lutje per malli apo halli flet o i nderuar. Jeni duke vene ne pahe idealizimin kombetar per ca pazarlleqe lokale. Duhet kuptuar nje gje shume te thjeshte, Shqiptari dhe Shqiptari jane vellezer nese jo nga nena atehere nga kombi. Shqiptari dhe shkjau asnjehere nuk mund te jene te afert. Cfaredo qofshin inatet politike te Kristaqit qofshin per autoritet, fushate zgjedhore, biznes, droge, korrupcion, prostitucion nuk duhen perzier ne sjelljen qe ai ka ndaj Kosoves. Ne qoftese nevoja e tij ne te vertete eshte per te "ndihmuar", atehere duhet ta beje pas kamerave dhe te zgjedhe gjuhen e duhur politike kur shfaqet ne diskursin kombetar. Rroft Shqypnija madhe! Poshte Tradhetaret!

    Përgjigju
  • Hasani: 06/07/2023 23:39

    Mbathjet e Rames vlejne me shume sw Albin Juetu.

    Përgjigju
  • Niko: 06/07/2023 22:41

    E ke qendisur o Mero!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës