Mero Baze: Ambasadori Ryerson, është mbyllja e derës së fundit për Berishën në Uashington

Mero Baze: Ambasadori Ryerson, është mbyllja e derës së fundit për Berishën në Uashington

Sali Berisha

William Ryerson është ambasadori I vetëm amerikan në Shqipëri që është ndarë në paqe me Sali Berishën këto 30 vjet. Për vite tëra prej vitit 1994, kur ai e la këtë detyrë, e ka kthyer përkushtimin ndaj Shqipërisë në një motiv personal, pa harruar shqipen, njerëzit e këtij vendi dhe mënyrën si filloi të ndërtohej pluralizmi në Shqipëri.

Dje në mbrëmje shtëpia ku ai banoi për herë të parë në zonën rezidenciale të ambasadës së SHBA në Tiranë, mori emrin e tij, nën iniciativën e ambasadores së tanishme Yuri Kim.

Sot duke kujtuar atë ngjarje ambasadori Ryerson I kujtoi Sali Berishës se ka shumë rëndësi fakti që Sekretari Blinken është detyruar ta kumtoj vet emrin e Sali Berishës dhe familjarëve të tij si njerëz të përfshirë në korrupsion domethënës, në minimin e demokracisë dhe shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo sipas ambasadorit Ryerson duhet të merret seriozisht jo vetëm nga Berisha por dhe të tjerë, si një sinjal I seriozitetit të SHBA kundër korrupsionit.

Qëndrimi I ambasadorit Ryerson, I vetmi që kishte mbetur pa sulmuar deri më sot nga Sali Berisha, është mbyllja e derës së fundit prej atyre që Berisha mendon se mund të justifikojnë betejën e tij të re kundër SHBA, të cilën po përpiqet ta maskoj pas betejës kundër Lulzim Bashës.

SHBA kanë në shënjestër Sali Berishën dhe jo Partinë Demokratike. Sali Berisha po përpiqet të rimarr peng Partinë Demokratike për t’u mbrojtur përmes saj përballë vendimit të SHBA.

Përpjekja e Sali Berishës për të mbuluar debatin rreth ndëshkimit të tij nga SHBA dhe duke e zëvendësuar atë me “me debatin” për mbështetjen e Bashës nga SHBA, është fyese për inteligjencën e çdo qytetari.

SHBA e ka shënjestrën tek Sali Berisha dhe kudo që të shkoj ai, çfarë do që të bëj, dhe me këdo që të ëbhet ëhstë thjehstë I dënuar dhe të gjtihë do të dteyrohen të distancohen prej tij, ose prej SHBA.

Përpjekja për të krijuar një konspiracion se Sali Berisha është ndëshkuar se duhet mbështetur Lulzim Basha është vulgare. Është Lulzim Basha që ka mbëhsttur SHBA në këtë rast dhe jo SHBA, që ka mbështetur  Lulzim Bashën.

Ajo që duhet të bëj më tej Lulzim Basha është beteja reale me ato çfarë ka bërë Sali Berisha dhe jo thjesht si mbështetës i një vendimi të SHBA.

Të gjithë ata që duan të bëjnë betejë me Sali Berishën si mbështetës të SHBA, nuk duhet të fshihen pas SHBA, por duhet ti argumentojnë opinionit publik, se Sali Berisha e ka merituar ndëshkimin e SHBA.

Sentimentet e shprehura për Sali Berishën si politikan, apo ndjeshmërit personale ndaj tij, janë krejt të pavlera politikisht kur pranon se duhet zbuar nga partia si një njeri që ka minuar demokracinë, është përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

Nëse ka pasur ndonjë diplomat amerikan që ka ka heshtur gjatë për mëkatet e Berishës në vite, edhe pse nuk I ka miratuar kurrë, është ambasadori Ryerson. Ai heshti me plot dhimbje në vitin 1995, kur Sali Berisha që bën sikur I dhimbset vota brenda PD rrahu kryetarin e PD Eduard Selami tek hyrja e Pallatit të Kulturës ku do të zhvillohej Kongresi dhe e përjashtoi atë. Ai heshti publikisht në vitin 1997 kur Berisha destabilizoi vendin dhe I rekomandoi atij të ikte paqësisht nga pushteti. Ka heshtur kur Berisha përdhosi drejtësinë për të mbrojtur djalin e përfshirë në Gerdec, apo pas vrasjeve të 21 janarit.  Nuk ka aprovuar kurrë asgjë nga këto që bënte Sali Berisha, por kurrë nuk e ndëshkoi atë publikisht.

Sot ambasadori Ryerson, ka thënë më shumë se të tjerët për vendimin domethënës të SHBA. Ka thënë se mënyra se si u komunikua ,prej vet Sekretarit Blinken, tregon se SHBA ka dashur ti jap shumë rëndësi dhe se është shumë serioze në këtë pikë. Dhe nuk ka thënë këtë, që shpesh thonë këtë që distancohen nga halli nga Sali Berisha, duke kujtuar qe ai eshte “politikan I zoti”. Ryerson tha se “para 25 apo 30 vitesh mund të mos ishte përfshirë në korrupsion, por është përfshirë më pas”. Kjo është mënyra se si flitet për një politikan të korruptuar. Kur është i tille, asgjë tjetër nuk vlen ç’fare ka ndodhur më parë, apo si e ke njohur ti Kjo nuk amnistohet më kurrë!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë