Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme

Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme

Zgjedhjet në Himarë po nxjerrin në sipërfaqe problemin real që ka pakica greke në Shqipëri. Ky problem ka të bëjë me përfaqësimin e saj politik, problem i cili në dekadën e fundit ka nxjerrë jashtë loje faktorët nacionalistë grek në Shqipëri, të lidhur me Agimin e Artë.

Pakica greke në Shqipëri aty ku është kompakte, e ka deleguar përfaqësimin politik tek dy partitë e mëdha politike në Shqipëri, PS dhe PD, ndërsa PBDNJ, partia historike e pakicës greke në Shqipëri, e cila rrëshqiti nga një parti e vlerave evropaine, drejt Agimit të Artë, ka humbur tërësisht mbështetjen. Në zgjedhjet e fundit Vangjel Dule u detyrua të kandidojë në Tiranë dhe të bëhet deputet nga lista e PD, ndërsa mori rreth 500 vota.

Dy bashkitë kompakte të pakicës greke, ajo e Dropullit dhe Finiqit, që janë thuajse 100 për 100 me minoritarë grekë, kanë kryetarë të tyre të zgjedhur me mbështetjen e Partisë Socialiste, dhe nuk kanë janë temë e debatit publik as në Shqipëri, as në Greqi.

Banorët kanë ato halle që kanë dhe shqiptarët, probleme me administratën, me korrupsionin, me infrastrukturën etj.

Përpjekja që në Himarë të bëhet betejë në emër të Agimit të Artë, është e dështuar. Është e vërtetë që votuesit e importuar nga Greqia janë votues të paguar nga qarqe nacionaliste pas të cilave qëndrojnë pa shumë drojë dhe shërbimet sekrete të vendit fqinj. Në start ato janë vota të blera shumë herë më të mëdha se ato dhjetë vota që tentoi të blejë Beleri.

Nga ana tjetër është po aq e gabuar beteja e nacionalistëve shqiptarë që duan të tregohen patriotë në Himarë dhe thërrasin nga mëngjesi në darkë që Himara është shqiptare. Në Himarë nuk është betejë etnike por garë elektorale.

Problemet e Himarës janë të qarta, është çështja e pronësisë, mungesa e certifikatave, dhe mbi të gjitha interesi i lart i zonës për zhvillim. Këto probleme zgjidhen nga partitë që janë shumicë në Shqipëri dhe jo nga çeta andartësh grekë dhe komitësh shqiptarë.

Aty ku ka grekë në Shqipëri, nuk ka probleme. Në Himarë që duan të shpikin çështje greke dhe çështje shqiptare, problem është zhurma që bëhet jo për hallet e himarjotëve, por për sponsorët e nacionalizmit. Ata duhen injoruar.

Përballja reale aty është e Vangjel Tavos, një politikani simbol të pakicës greke, që ka në politikë që nga viti 1997, si përfaqësues i grekëve të Shqipërisë në Parlament, nën siglën e PS dhe LSI, por që në shumicë i ka vota personale, dhe Vangjel Dules, përfaqësuesit formal të pakicës greke në Shqipëri.

Për të parë se çfarë duan grekët në Shqipëri shikoni se si ata votojnë Tavon në Dropull, e jo Dulen, i cili nuk kandidon dot më as në Dropull, as në Himarë. Në fund shkoi në Tiranë nën siglën e PD. Dhe kjo është gjëja më e mirë që ka bërë. Vet nuk ja del dot. Ashtu si dhe Tavo.

Ata që thonë çfarë do Tavo në Himarë, në fakt janë ata që tërhoqën Dulen dy mandatet e fundit nga Dropulli në Himarë, ngaqë nuk e votonin në Dropull. Nuk di pse ai u duhej në Himarë e Tavo jo.

Ndaj mos prisni që të fitojë Agimi i Artë në Himarë. Himarjotët duan të qeverisen dhe jo të telendisen.

Sa për të bërë zhurmë për “Himarën greke” tani kanë Belerin në Bruksel me tre emra ne Bruksel. Por Himara nuk është as në dorë të nacionalistëve grekë, dhe as nacionalistëve shqiptarë që duan doemos të thuhet që Himara nuk ka grek. Të dy palet janë pakicë.

Shumica reale janë himariotët që e kanë Himarën tokë të tyre, shtëpi të tyre dhe kanë lidhur aty jetën. Ata që e kanë për kuletën vijnë të dielë dhe ikin prapë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 01/08/2024 10:01

    Aty ku ka greke ka gjithnje probleme. Jane popull lindor si ruset dhe ne jemi me perendimire ne te gjithe aspektet. Jane si fara e keqe Dhe me ta neper kembe nuk ka qetesi.

    Përgjigju
  • Lindi: 01/08/2024 10:00

    Para disa vitesh në himarë flitej kryesisht greqisht. Tani Jo, aty shkojnë pushues, shqiptar dhe të huajt që kanë ndryshuar realitetin.

    Përgjigju
  • Rilind: 31/07/2024 23:27

    Ku ka Grek nuk ka probleme, por ku ka spiunë ka probleme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur