Mero Baze: Berisha ngjan me një hajdut që harron të marr rrogën, jo me dikë që e fal atë

Mero Baze: Berisha ngjan me një hajdut që harron të marr rrogën, jo me dikë që e fal atë

Sali Berisha po përpiqet të bëhet “hero” duke refuzuar dietat” e Kuvendit, por në fakt po dëshmon që nuk ka qenë kurrë i interesuar për se paguhet dhe sa paguhet. Deklarata e tij e stome, “se i ka kërkuar financës së Kuvendit të tërheq nga llogaria e tij pagesat për dietat” është një gënjeshtër.

Por mendoj që është nga ato gënjeshtra që ai përpiqet ti përdor për tu dukur “i përkushtuar” ndaj pareve të buxhetit, por që tregon që ka aq shumë pare sa nuk ka pyetur kurrë për rrogën dhe aksesorët e saj.

Së pari Sali Berisha nuk mund të paguhet për “dieta” pa aplikuar të marrë dietat. Për të marr dietat si deputet duhet të mbushësh një formular dhe të tregosh ku ke udhëtuar. Financat e Kuvendit nuk janë të japin pare automatikisht për dietat.

E vetmja pagesë automatike e Kuvendit për deputet është rimbursimi i telefonit dhe karburantit në masën 35 mijë lek të reja.

Fakti që Sali Berisha i referohet kësaj pagese si “dieta” tregon se ai nuk e ka marrë rogën, nuk ka pyetur kurrë për rogën dhe nuk di as vet se për çfarë paguhet si deputet. Arsyem e dimë. Ato janë para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi, derisa u akuzuan për korrupsion domethënës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Ai nuk ka shkuar në Kuvend për dieta dhe rrogë por për të mbrojtur miliardat e vjedhura nga pushteti i tij.

Por mund të na e kursente këtë deklaratën populiste se ka vënë në siklet gjithë deputetët e Foltores që i kanë marrë ato pare, madje kanë kërkuar pare dhe kur kanë djegur mandatet dhe kanë ikur nga Kuvendi. Vet Berisha mund të refuzonte pagesën pasi dogji mandatin, por dhe atë me siguri nuk e ka ditur që e merr.

Ndaj deklarata e tij e sotme, na kujton më shumë një hajdut që harron të marr rogën se sa një deputet të përkorë që nuk pranon pagesa që nuk i takojnë. Askush nuk i ka dhënë pagesa që nuk i takojnë. 

Kuvendi nuk ka kompetencë ti tërheq lekët që i takojnë si deputet. Aq më tepër që ai është ndër të paktët, që nuk është bërë deputet për rrogë por për imunitet. Rrogën sot e ka zbuluar për herë të parë.

Por nëse do që rrogën dhe pagesat për telefon dhe karburant ti dhuroj, mund t'ia çoj fëmijëve të familjeve të vrarë në Gërdec apo më 21 janar. Bën nje sevap dhe per djalin që e ka futur në gjak për të vjedhur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabo: 19/04/2022 04:09

    I eshte qepur Sales ky si ai kepuces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë