Mero Baze - Berishës: Duhet të mendosh për kushtet e burgut të Zenit o Saleh

Mero Baze - Berishës: Duhet të mendosh për kushtet e burgut të Zenit o Saleh

Sali Berisha

Botuesi i gazetës TemA Mero Baze ka replikuar sërish me Sali Berishën i cili ditën e sotme tha se një kategori gazetarësh vrasin fjalën e lirë pasi janë në ombrellën e pushtetit.

“Mora këtë shembull, nuk është i vetëm, por mos harroni se po kjo kategori, çfarë bënë para 10 ditësh? Morën mbi supe punën e Edi Ramës. Donin të lëviznin kullën e Tiranës.

E them këtë për të thënë se çfarë shkalle e tmerrshme inkriminimi ekziston. Këta janë vrasës të fjalës së lirë. Janë të gjithë këta në ombrellën e pushtetit. Këta janë pakicë, edhe pse kanë shumë mjete.

Për fat të mirë, gazetarët bëjnë një punë të jashtëzakonshme qoftë në denoncimin e krimit, qoftë në denoncimin e korrupsionit, dhe e bëjnë këtë pa një mburojë,”- tha Berisha.

Baze në replikën e tij i shkruan se Shkëlzen Berisha është të kulla dhe nuk ja lëviz asnjë. Sipas Bazes ish-kryeministri duhet të mendojë për kushtet e burgut të djalit të tij.

“Saleh!

Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”, shkruan Baze./TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yll: 23/08/2023 16:17

    aman kur do e shohim saliun ne burg...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin