Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën

Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën

Berisha dhe Biden

Presidenti Biden ka ndarë opinion publik në SHBA dhe vetë demokratët duke i futur në dilema nëse mund të vazhdojnë garën me atë si kandiat apo ta ndërrojnë. 

Shkak është bërë debati i fundit me ish-Presidentin Trump, për të cilin të gjitha palët bien dakord se Presidenti Biden e humbi. 

Pra thelbi i debatit është nëse fitojmë apo jo me Biden. 

Dhe ky është kuptimi i një debati politik në një parti. Kryetari duhet për të qenë fitues. 

Edhe pse Presidenti Biden është një president i suksesshëm dhe ka një karrierë politike shembullore, nga më të lakmuarat, ai po vihet në pikëpyetje vetëm se duket që nuk është fitues. 

Në Shqipëri, Sali Berisha ka marrë zvarrë gjithë opozitën shqiptare jo për të fituar, por vetëm se e di që është humbës dhe i duhet ajo për mburojë politike. 

Dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë debat racional brenda opozitës që të thotë “Me këtë nuk fitojmë”.  

E vetmja që e ka artikuluar këtë, është Ruidina Hajdari dhe atë e kanë linçuar vetëm pse e ka thënë që ne duhet të zgjedhim një kandidat për kryeministër që të fitojmë, por duhet të përjashtojmë nga kjo garë Sali Berishën. 

Pak para saj, e tha Gazmend Bardhi që duhet të gjejmë një kandidat për kryeministër, por ai nuk e tha qartësisht që duhet përjashtuar Berisha, e megjithatë atij ju përgjigj Argita duke e quajtur ide të rrezikshme. 

D.m.th. debati në Partinë Demokratike në SHBA është se pavarësisht që Presidenti Biden është një president i suksesshëm dhe më një histori fantastike politike, ndoshta duhet tërhequr nga gara se me atë nuk fitojnë.  

Kurse në Partinë Demokratike të Shqipërisë, debati nuk është a do fitojmë apo jo me Berishën, por a do fitojë Berisha duke shuar çdo zë në PD. Të gjithë janë të sigurtë se me atë janë humbës, të gjithë janë të sigurtë se me atë nuk vijnë në pushtet, dhe i vetmi debat është që të mos ketë debate që ai do të jetë kandidati i tyre, pasi atij i duhet të jetë kryetar opozite që të ndjehet i mbrojtur politikisht. 

Kaq mjafton për të kuptuar nëse kemi një opozitë të bashkuar rreth Berishës, apo të nënshtruar nga Berisha./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 30/06/2024 22:40

    O Mero Baze Sali Bajga ēshtē njē bajg lope e qelbur qē vjen er 100 km larg. Saliu ēshtē kriminel hajdut ordiner. Njē njeri pa skrupull e spiun i sērbit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)