Mero Baze: Foltorja që nisi 'të pastronte' PD, po 'pastron' familjen Berisha

Mero Baze: Foltorja që nisi 'të pastronte' PD, po 'pastron' familjen Berisha

Sali Berisha

Problemi më i madh që kishte Berisha kur nisi “Foltoren”, ishte si të maskonte hallin e tij me hallin e PD. Për gati dy muaj i doli turpi, dhe u bind që “Foltorja” ishte rruga më e mirë për të pastruar veten nga menderosja që i ka bë përjetësisht SHBA si familje.

Kjo me sa duket e ka trimëruar me shpresë që t’i pastrojë të gjithë me radhë.

Sot kishte marrë gruan e tij, e cila filloi t’i nxjerr turpin vetes si grua e korruptuar, duke botuar kujtime për fotografitë që ka dalë me Nënë Terezën. Duhet të jetë e vetmja grua politikani në potë që i konsideron kujtime  fotografitë me burrin dhe jo për ato që ka bërë burri në pushtet. Ato përpiqet t’i harrojë dhe burri.

Duke e marrë dhe atë në Foltore, Berisha po e plotëson përditë e më shumë në opinionin publik, qëllimin e Foltores duke treguar se ajo nuk është tani vetëm për ta nxjerrë atë nga halli i vet, por për të shpëtuar dhe gjithë familjen e baltosur për korrupsion.

Nuk di çfarë mund tu tregojë Liri Berisha grave të PD, kur burri i saj s’ka lënë grua kundërshtare në këtë vend, pa e portretizuar si kurvë dhe  imorale. Ajo nuk ka thënë kurrë gjysmë fjale ndjesë për këtë gjë. Por me sa duket dhe në Foltore shkon për tu treguar grave të PD se kush nuk është me burrin e saj, është ashtu sic thotë burri i saj për gratë e botës.

Pas saj shpresoj të shkojë dhe vajza e tyre. Nuk di ç’rast mund të gjejë, por ndoshta ndonjë Foltore ku mund të flitet mbi abuzimet me pronat dhe pastrimin e pareve, duke hyrë aksionarë në një kompani me 5 për qind e duke përfunduar me 250 apartamente.

Në fund do t’i vijë radha djalit. Ai ka çfarë tu tregojë demokratëve, se është njeri që i ka bërë paret me punën e vet. Bile në disa raste dhe ka dështuar në biznes siç është Gërdeci, ku humbi fitimet dhe burrin e tezes, por së paku i shpëtoi burgut.

Kur të jetë pastruar gjithë familja Berisha, ndoshta Foltorja do të mbyllet, pasi ai është dhe misioni i saj real. PD pastrohet vetë se ndërkohë do jetë ndarë nga “berishët”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 22/11/2021 00:19

    KRIMET E SALIUT DHE METES I LAN VETEM BURGU I RECIT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë