Mero Baze: Fotot e Berishës me amerikan, si ato të Edi Ramës me ‘djem problematik’në fushatë

Mero Baze: Fotot e Berishës me amerikan, si ato të Edi Ramës me ‘djem problematik’në fushatë

Edi Rama dhe Sali Berisha

Sali Berisha ka përdorur një OJQ të LSI në rajon, për të sqaruar dhe një herë një gjë për të cilën nuk i kërkon askush sqarime. Nuk kuptohet pse dëshiron ta përsëris gjëra të tilla të tipit “unë dhe familja ime nuk kemi vjedhur kurrë”, që shqiptarëve u shkaktojnë të qeshura, ndërsa të huajve, bezdi. Aq më tepër pastaj kur thotë se këto akuza i ka bërë Xhorxh Sorosi e para se ky e ka kundërshtuar në vite, dhe e dyta se sipas tij ai ka kundërshtuar projektin e ndarjes së Kosovës në vitin 2018.

Këto komente i bën një ditë pasi i dërguar special i Presidentit Trump për Kosovën Riçard Grenell, intervistoi Edi Ramën për një medie amerikane dhe i preku të dyja këto çështje, edhe projektin e bisedimeve shqiptaro— serbe edhe futjen e Berishës në listën e zezë.

Sa i përket pikës së parë, asaj të bisedimeve shqiptaro—serbe, Grenell ka qenë personi përgjegjës i Presidentit Trump, armikut ndoshta më të madh në botë të Sorosit, për të drejtuar ato bisedime. Grenell nuk ka pranuar kurrë ndonjë plan për ndarje të Kosovës, por e zëmë se dhe e ka pasur si projekt Presidenti Trump. Tani se si mund të jetë projekti për ndarje të Kosovës nga Sorosi nën qeverinë Trump, këtë vetëm Sali Berisha mund të ketë guximin ta thotë, por njeriu kur është në hall çfarë nuk bën.

Sa i përket reagimit të Edi Ramës, është interesant fakti që ai e quan pikëlluese situatën që një politikan i nivelit kaq të lart është në listën e zezë të SHBA dhe e quan këtë si një vendosmëri të SHBA për të diktuar fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Kjo e dyta i ka tërbuar të gjithë opozitarët dhe po përpiqen të interpretojnë si spekulim faktin që lista e zezë nuk është ndëshkim, por një masë kufizuese e një shteti ndaj personave për arsye politike.

Në fakt lista e zezë e SHBA, është kulmi i ndëshkimit që mund të merrte Sali Berisha si politikan. Ai është ndëshkim politikë, është ndëshkim historik, dhe mbi të gjitha një aktakuzë amerikane ndaj njeriut të shpresave të SHBA në fillim të viteve 90 në Ballkan. Më pas e ka rrugën të hapur të kthehet dhe në ndëshkim ligjor, për të dhe familjarët e tij se dosjet këtu janë.

Përpjekja e Sali Berishës për të postuar foto me Bejkerin me Bushin, me Obamën e këdo amerikan tjetër të shquar, vetëm sa i shton bezdinë çdo personaliteti amerikan që ka dal në foto me të. Askush nuk po thotë që Berisha nuk ishte njeriu më i mbështetur nga SHBA në vitin 1991 1994, por askush tjetër nuk ka qenë më i padëshiruar për SHBA pas vitit 1995, se ai.

Sali Berisha është përdorur nga SHBA deri në vitin 1995, për të mbajtur të fjetur problemin e Kosovës dhe për të minimizuar kërkesat e tyre vetëm për autonomi. (Shih takimin Berisha Klinton) dhe më pas kur panë se ai po furnizonte ushtrinë serbe ne naftë e denoncuan publikisht. (Lexo artikullin e New York Times 2 prill 1995)

Më pas atij ju hap një tjetër problem i rënd me SHBA kur u konstatua se ai i kishte dhënë shtetësi shqiptare në vitin 1992 katër drejtuesve rëndësishëm të Al Qaidës mes të cilëve Muhammad al–Zawahiri vëllait të Ayman al–Zawahiri, pasardhësit të Bin Ladenit, Dr. Abdul Latif SALEH,(Pasaporta shqiptare D366 871 )  dhe disa të tjerëve. Përpjekjet e tij për ta shpjeguar këtë lidhje kanë qenë gjithnjë konfuze. Sot Berisha është praktikisht në të njëjtën listë të zezë me Dr. Abdul Latif Saleh https://www.fdic.gov/news/inactive-financial-institution-letters/2005/fil9905.pdf

Ai u largua nga pushteti në vitin 1997, edhe me mbështetjen e hapur të SHBA për kundërshtarët e tij.

Rikthimi i tij në pushtet për shkak të korrupsionit të së majtës në pushtet, nuk i përmirësoi raportet e tij me SHBA, por i siguroi atij një foto tjetër me Presidentin Bush për shkak të Kosovës. Ai mbeti delja e zezë e çdo ambasadori të SHBA në Tiranë dhe një nga personat që ngjallte bezdi në Uashington.

Tani Berisha mund të përdor çdo foto që ka dal me president, apo zyrtarë të tjerë të lart amerikanë, por ato në SHBA ngjallin bezdi siç ngjallin bezdi ato fotot që ne gazetarët i nxjerrim Edi Ramës dhe Lul Bashës që kanë dal me “djem problematik” nëpër fushata elektorale, apo holle hotelesh e zyrash, pa e ditur kush janë.

Prandaj është mirë të mos i botojë ato foto, pa dëshirën e tyre, pasi mund ti mërzis më shumë ata dhe ti shtoj telashe vetes. Të paktën sa të hap këtë gjyqin në Francë, se pastaj shpëton.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja