Mero Baze: Gënjeshtër e re, kismet i ri

Mero Baze: Gënjeshtër e re, kismet i ri

Bashkia e Devollit, që deri më sot drejtohej nga Partia Demokratike, sot ka një kryetar të ri, të cilit ju desh të ndërronte çelësin e derës për të hyrë brenda.

Betimi i Lulzim Bashës për të mos dorëzuar bashkitë që drejtohen nga PD, në Devoll u shfaq në formën e kyçjes së derës. Nuk e përjashtoj mundësinë që të diversifikohet mënyra e dorëzimit në bashki të tjera.

Dikush mund t’i vërë zinxhira, dikush tjetër ndonjë hu pas derës, sipas fantazisë që mund të kenë, por kjo është çështje logjistike, jo politike.

Problemi që ka Lulzim Basha tani, është se afati për të gënjyer edhe të zgjedhurit e PD, që të mos kandidonin më 30 qershor, se ai kishte një plan, mbaroi.

Këtë javë ata zëvendësohen të gjithë, ndërsa Lulzim Basha ka filluar u bën një premtim të ri lidhur me zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale brenda një dite, natyrisht pa Edi Ramën.

Pra, nëse përpiqesh të kuptosh Lulzim Bashën, arrin të kuptosh vetëm faktin që ai shtyn ditën kur duhet të japë llogari për atë që ka ndodhur.

30 qershori kishte rëndësi, jo si datë që po bëheshin zgjedhje me standarte, por si datë që dikush duhet të humbiste dhe të mbante përgjegjësi për atë që po bëhej.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kishin premtime diametralisht të kundërta.

Edi Rama kishte premtimin se më 30 qershor do të mbahen zgjedhje me çdo çmim dhe i qëndroi, duke siguruar dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë kundër përpjekjes për zjarrëvënie të Shqipërisë.

Lulzim Basha kishte premtim se zgjedhjet nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Ato u lejuan, u pranuan dhe u njohën, dhe Lulzim Basha vazhdon të mos marrë përgjegjësi për dështimin.

Afati i ri që i ka vënë vetes për të gënjyer, është  pa kohë dhe pa përmbajtje. Thjesht po përpiqet të shtyjë përgjegjësinë për 30 qershorin, duke gënjyer ata që gënjeu dhe më 30 qershor.

Nuk është se shqiptarët tani janë shumë të preokupuar pse Lulzim Basha nuk mban përgjegjësi për 30 qershorin, pasi ata që deshën 30 qershorin, e bënë të vetën.

Por kjo, që demokratët dhe në këtë pikë vape, të dëgjojnë se dështimi i platformës së shpallur për 30 qershorin, është sukses, dhe të shpresojnë se gënjeshtra e re ka kismet të ri, është pak poshtëruese.

Të paktën Ilir Meta shpreson të sajojë ndonjë revoltë në vjeshtë para negociatave, kurse ky shpreson vetëm të sajojë ndonjë gënjeshtër, që të mos i kujtojnë gënjeshtrat  e vjetra, sipas parimit, “gënjeshtër e re, kismet i ri”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 27/07/2019 03:14

    fiks ja ke then. Mjer ky popull ku do vej ku do e coin. Vrere ju befshin te gjitha ato paudhesi qe i kan bere keti populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë