Mero Baze: 'Hamasi' shqiptar duket se fshihet mes nesh

Mero Baze: 'Hamasi' shqiptar duket se fshihet mes nesh

Albin Kurti

Një postim i Kryeministrit Edi Rama me godinën e ndriçuar të Universitetit me flamurin e Izraelit, përveç mbështetjes, shikohet qartë se ka marrë në një masë të madhe kundërshti nga qindra komentues shqipfolës, kryesisht nga Kosova. Edhe pse e dhimbshme ky është një fakt i provueshëm.

Por ndryshe nga postimi i Edi Ramës, në postimin e Albin Kurtit pro Izraelit, nuk ka komente kundër Izraelit, pasi mbështetësit e tij që në shumicë duken me Hamasin, e identifikojnë Albinin si një udhëheqës që e thotë nga halli këtë çështjen pro izraelit.

Të njëjtët janë agresivë për politikanë e tjerë shqiptarë, për të cilët u duket se e kanë seriozisht që janë me Izraelin.

Komunitete të tilla politike, kanë aftësinë të kuptojnë kur ti e ke false apo të vërtetë qëndrimin ndaj tyre.

Ky skanim, në fakt tregon një realitet të dhimbshëm që duhet ta pranojmë dhe që ka të bëjë me depërtimin e Islamit politik në shoqëritë tona, dhe që mund të na krijojë probleme në të ardhmen tonë, nëse bota hyn në këtë konflikt të gjatë dhe të rrezikshëm që duket qartë që është një konflikt mes civilizimeve dhe sistemeve politike.

Në Kosovë, edhe disa deputetë të Parlamentit, kohë më parë janë shprehur hapur kundër Izraelit ndërsa komentuesit agresivë në shumicë nga Kosova në postimin e Edi Ramës, duket qartë që kanë gjuhën e urrejtjes të militantëve të Vetëvendosjes.

Shqipëria dhe Kosova zyrtarisht janë në anën e Izraelit në këtë konflikt, por udhëheqësit politik, të dy vendeve, e kanë për detyrë jo vetëm të jenë formalisht pro Izraelit, por dhe të luftojnë kundër retorikës antisemitizmit dhe të mbështetësve të tyre.

Në një anë është bota perëndimore, me sistemin demokratik dhe tolerancën fetare dhe nga ana tjetër është një botë e tërë me autokratë dhe fanatikë të fesë që shkojnë deri në terrorizëm. Është koha që politikanët shqiptarë t'i margjinalizojnë këto komunitete politike dhe të mos i përdorin për nevoja elektorale e më pas të bëhen shërbëtorë të tyre. 

Nëse ka një gjë që e mban në këmbë kombin shqiptar, është tejkalimi i ndasive fetare dhe injorimi i fanatikëve fetarë. Por duket se ISIS në fillim e Hamasi më pas, por na bën të ndjehemi të rrezikuar në identitetin tonë kombëtar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 09/10/2023 14:22

    Ec aty , me siguri ke qen pir kur ke shkrujt ket artikullaten ????

    Përgjigju
  • Adi: 09/10/2023 12:51

    Mos guxo të vendosësh teza të batonizuara mbi Kosovën që gjithmonë ishte në anën e drejtësisë! Autori është një derr që vetëm të fortin njeh!

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/10/2023 11:43

    Problemi shqiptar, shumè mè shkatèrrues sesa çdo grup militant nè botè, janè Ymer Bazet e zbritur nga malet, qè pasi iu dha mundèsia nè kryeqytet, pèr ti ikur tè qènit bujk, "zbuluan" se gjithçka qènkèsh nè shitje nè treg, edhe vetvetja, vetèm çmimi vendoska se kush e blen. Dhe ja ku jemi sot. Ymer Baze, "hedh valle", herè nga Saliu, herè nga Janulla dhe herè nga Edi. Qènia prej bashibozuku, i ka dèmtuar shqiptarèt nè shekuj. Ajo qènie prej matrapazi, qèndron si barrikadè e karakterit pervers ndaj gjithçkaje pozitive njerèzore. Ymer Baze, vetèquhet "gazetar i pavarur". Sa mè pak prej llojit tè Ymerit dhe sa mè shumè prej atdhedashèsve dhe shèrbyesve tè kauzès shqiptare siç pèrsonifikon Albin Kurti, aq mè mirè pèr brezin e ri shqiptar. "Tè pavarurit" si Baze, janè varrmihèsit e gjithçkaje qè e bèn me vlerè, jetèn e njè shqiptari. Jo jo,,personalisht ndjej keqardhje pèr njerèz si Ymeri,,,sepse kanè gèlltitur diku e dikur njè lugè çorbè tè prishur dhe jo vetèm qè vjellin, qelbin botèn, por bèhen si Shaban Qosja (pèr bujqit e ardhur nè kryeqytet si Ymeri) ai bènte tiranasit tè buzèqeshnin me "gèrricjet" e tij. Ik Ymer ik,,ik nga ke ardhur dhe tregoju dhive pèrrallat e tua.!!!

    Përgjigju
    • Adi: 09/10/2023 12:58

      Batoni në Kosovë, Mero baze në Shqipëri, kan vendosur të zhbëjnë shqiptarinë! Me pas ken në Ukrainë ishin burgosur këta horra që vjellin vrerë kundër kombit të tyre!

  • abc news: 09/10/2023 05:07

    edhe ky shkrim mbetet shume i dobet,,,envdri e mb rojti palestinen per 40 vjet,,keshtu qe mbrojtja per token ka mbetur ne brezin e 40 vjecareve e lart...te rinjte nuk dine gje...izraeli ka mbetur ne mendjen e shqiptarit si njeri koprac,,kurse ne syte e gjermanit si kopuk qe jep para me fajde prandaj ghermani donte ti zhdukte,,,sapo sistemi bankar ra ne duart e gjermaneve ne 1936q,,ekonomia gjermane pati nje lulezim te vertete...konkluzionin nxirreni vete...

    Përgjigju
  • Alvanosi: 09/10/2023 02:20

    E qelbe ktë muhabet o Baze. Problemi i llumit fetar anti-Izraelit nuk është vetëm i VV por i gjitha partive që flirtojnë me wahabistet për vota, sic bën Velia kur lejon mbulimin e Skënderbeut në mes të Tiranës për shërbesa fetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës