Mero Baze: 'Karshillëku' amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë

Mero Baze: 'Karshillëku' amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë

Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro-amerikanë në Amerikë, të cilët u kanë zënë pritë tek kafja e Kongresit dy- tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe nuk e kanë idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta.

Por për më tepër arsyeja përse Mediu paska dalë në foto me tre njerëz në Kongresin amerikan, paska qenë dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën dhe Fatmir Mediu paska bërë thirrje që ata të largohen andej.

Tani ky dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën është vërtet një provokim i rëndë, por serbët e kanë marrë aq të fortë paralajmërimin nga NATO, nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e BE, sa kamionët ndërkohë janë nisur të zbythen e të kthehen nga kanë ardhur. 

Gjasat që Serbia të sulmojë Kosovën, e cila është ende nën mbrojtjen zyrtare të NATO, janë të barabarta me gjasat që Partia Republikane në Shqipëri të sulmojë qeverinë dhe ta rrëzojë.

Natyrisht mundësi për tension ka, por gjasa që një këmbë serbi të shkelë në Kosovë duke mundur NATO-n janë zero.

Ndaj është mirë që zoti Mediu ta ndërpresë këtë vizitën e tij historike në SHBA dhe të kthehet i qetë në atdhe. Edhe pa shkuar ai në SHBA, vetë SHBA zyrtare, jo ata tre njerëzit që ka nxjerr pa mendje në foto, i kanë marrë masat ta mbrojnë Kosovën. Madje i kanë marrë gjithmonë, dhe kur ndonjë udhëheqës në Kosovë do të shpëtojë Kosovën nga “pushtimi amerikan”.

Për këtë zoti Mediu duhet siguruar që të jetë i qetë dhe ata dy shokët e tij biznesmenë të mos harxhojnë para kot për foto kaq të shtrenjta. 

Nuk di ç’punë tjetër mund të ketë në SHBA, por meqë ka vajtur, le të kalojë një natë dhe tek klubet e natës të këtij shokut të tij në Teksas dhe të kthehet, pasi rreziku në Veri do të tejkalohet dhe pa ndihmën e tij.

Të kthehet se në datën 3 shtator ka gjyq prapë, dhe prokuroria ka thirrur dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën. 

Ndryshe nga Mediu, ai nuk ka luksin të shkojë në SHBA dhe të na postojë foto prej andej. Madje tani as gruaja e tij s’bën dot foto nga hotelet luksoze në Kaliforni si dikur. 

Kështu që ngjan pak si diskriminim që ai si i akuzuar i ngjarjes bën foto nga SHBA, kurse ai tjetri që e ka pas shërbëtor Mediun, nuk bën dot foto as nga SHBA, as nga Anglia. 

Nuk është mirë të krijohen përçarje për xhelozi, se gjyqi është përpara dhe gjykata do verifikojë dëshmitë e Shkëlzenit dhe Mediut më 2008, kur flisnin të sigurt gënjeshtra që si verifikonte njeri, me ato që do thonë tani. 

Fjala vjen Shkëlzeni ka pas thënë që se ka takuar apo folur kurrë me Delijorgjin, por tani ka fakte që e ka bërë këtë çdo ditë. 

Dikur ka thënë se ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut fare rastësisht, por tani ka fakte që nuk janë rastësi. 

Shoku i tij Rahmani ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, por në dosje ka shkresa që është përfaqësues i kompanisë amerikane në Gërdec.

Pra kanë shumë punë përpara dhe u duhet unitet dhe koordinim, më shumë se sa udhëheqësve në Kosovë për të përballuar sulmin hipotetik të Serbisë.

Ata së paku kanë vetë Perëndimin dhe SHBA. Dhe i kanë realisht. Kanë, jo vetëm fjalët e tyre, por dhe fuqinë e tyre.

Mediu nuk e ka me vete SHBA në këtë histori, as me fjalë, as me foto, as me mesazhe. E ka kundër. Ka vetëm disa fotografi në SHBA me disa njerëz që flasin anglisht. Nuk i bën shumë punë në gjyq.

Ndaj është mirë të kthehet.

Nëse ka shkuar vërtet për Kosovën të kthehet i qetë se Kosova është në duar të sigurta sa të ketë me vete SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian.

Se edhe Vuçiqi, ka foto me amerikanë shumë më të rëndësishëm se këta të Mediut, por nuk i ka me vete.

Kthehu Fatmir! Kosova është e sigurtë që del e fituar në betejën me Serbinë. Ty më shumë punë mund të të bëjë gjyqtarja, që duket që të ka me sy të mire, se sa SHBA.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 01/10/2023 04:04

    Eh mor Mero. Mbete skllav i potureve enveriste. E, po per kunatin e shokut Medi, doren e forte te korrupsionistit tat Rama, Like Celibashit nuk keshe ndonje koment?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut