Mero Baze: Kreu i Kongresit amerikan fotografohet me një të pandehur për korrupsion në Tiranë! Nuk dihet fati i tij nëse shqiptari arrestohet

Mero Baze: Kreu i Kongresit amerikan fotografohet me një të pandehur për korrupsion në Tiranë! Nuk dihet fati i tij nëse shqiptari arrestohet

Fatmir Mediu dhe Kevin McCarthy

Botuesi i gazetës ''TemA'', Mero Baze ka komentuar një fotografi të shpërndarë nga Fatmir Mediu me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy, të cilin duket qartë që e ka kapur në një restorant duke ngrënë me veshje sportive. 

Duke ironizuar foton me Kevin McCarthy, Baze e paralajmëron këtë të fundit se mund ta pësoj për lidhje me një mafioz nëse Mediu dënohet në Shqipëri. 

Në një postim në Facebook Baze shkruan: “Fatmir Mediu është marrë i pandehur ne Shqipëri për një vepër penale qe parasheh deri ne gjashtë vite burg. Ai është nën akuzë për një histori korruptive në Gërdec, nën lobimin e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha ku si pasojë e arrogancës dhe mos respektimit të ligjeve u vranë 26 qytetarë dhe u plagosën 300 të tjerë. 

Ai tani ndan kohën mes Tiranës dhe Uashingtonit. Sapo del nga SPAK ikën bën një foto në SHBA me kë i del përpara. Sot ka postuar foto me xhupa me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy. Shpresoj mos ta ketë gjetur duke bërë vrap. 

Por nëse pas disa muajsh ky njeri dënohet për shpërdorim detyre, Kevin McCarthy do të jetë “nën akuzë” se ka mbështetur një zyrtar të korruptuar shqiptar ti shpëtoj burgut. Natyrisht sipas kritereve të opozitës Mediut në Shqipëri.”/Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit