Mero Baze: Lulzim Basha i zhveshi Berishës uniformën e rremë të PD-së

Mero Baze: Lulzim Basha i zhveshi Berishës uniformën e rremë të PD-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Deri sot në mesditë gjithë mbështetësit e Sali Berishës kishin vetëm një argument të fort kundër Lulzim Bashës. Argumenti ishte se ata po vetëmblidhnin Kuvendin, për shkak se Basha nuk e mblidhte.

Sot në mesditë Lulzim Basha në bazë të kompetencave që ka nga statuti i PD-së, kërkoi mbledhjen e Kuvendit të PD më 18 Dhjetor.

Ky moment që për njerëzit normal dukej si kompromis i Bashës dhe zgjidhje paqësore të konfliktit, në fakt u shndërrua në pikën më të egër të konfliktit. Sali Berisha dhe gjithë mbështetësit e tij, tani po akuzojnë Bashën, pse po mbledh Kuvendin sipas rregullave të statutit të PD.

Aq i madh është zemërimi sa Sali Berisha doli në Konferencë për shtyp, duke e quajtur Kuvendin e ligjshëm të PD të thirrur sipas rregullave të statutit, si atentatin më të madh ndaj demokratëve.

Kjo përforcon atë që kam thënë qysh në nisje të këtij konflikti, që Berisha nuk do që të bëj një kuvend sipas rregullave. Unë besoj se ai I ka firmat e nevojshme, jo të gjitha, ato që deklaron, por nuk I çon sipas ligjit tek Sekretari I Përgjithshëm, pasi nuk do të të legjitimoj më Partinë Demokratike.

Ai e di që Kuvendi I thirrur nga Basha është legjitim, por do të filloj Kuvendin e tij paralel më 11 Dhjetor dhe ta vazhdoj atë një muaj, duke krijuar përplasje dhe fizike me Kuvendin legjitim më 18 Dhjetor.

Ai e di që të jesh delegatë në Kuvend, duhet të marrësh një letër nga certifikuesi i mandateve në PD, por nuk e bën këtë, pasi nuk kërkon të marrë PD. Ai kërkon ta mposhtë atë, duke mbajtur një ushtri militantësh të karikuar kundër SHBA, të maskuar si luftëtarë kundër Lulzim Bashës.

Lëvizja e sotme e Lulzim Bashës, është një lëvizje që e çarmatos Sali Berishën, I zhvesh atë nga petku I legjitimitetit dhe I tregon demokratëve, se ai nuk do Kuvend legjitim të PD, por një Kuvend paralel që të prodhoj një lëvizje të re politike që nuk ka lidhje me PD.

Prej sot, kur PD e ka një datë Kuvendi për të diskutuar krizën e saj, sipas gjithë rregullave të statutit , Sali Berisha e ka të pamundur të maskojë lëvizjen e tij politike në emër të demokracisë brenda PD. Ai ose do të shkoj të ballafaqohet aty, ose do të vazhdoj revolucionin e tij kundër SHBA, por tani jo më I veshur me uniformën e PD. Sot Lulzim Basha e ka zhveshur “revolucionin” e tij nga ngjyrat e PD dhe e kë lënë Sali Berishën pa asnjë argument politik përse I duhet Kuvendi I 11 Dhjetorit, përveçse si lëvizje kundër SHBA. Si të tillë është I lirë ta vazhdojë. Dhe Hysni Milloshi më 11 Dhjetor e nisi betejën kundër “agjentëve amerikanë” në Shqipëri. Shok partie e ka pasur Berishën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 15/11/2021 20:42

    Mero Mero aha po Boza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë