Mero Baze: Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Mero Baze: Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Ilir Meta

Vendimi i sotëm i Partive Socialiste Evropiane, i jep fund debatit mbi të ardhmen perëndimore të opozitës në Shqipëri. Ndëshkimi i Ilir Metës si parti, vetëm pse është deklaruar aleat i Sali Berishës, tregon standardin që ka vendosur Perëndimi për Sali Berishën dhe të ardhmen e tij, në raport me SHBA dhe BE. Mesazhi është i qartë. Kush përpiqet të bëjë aleancë me Sali Berishën, në përpjekje për t’i bërë karshillëk Perëndimit, do të izolohet. Ilir Meta është viktima e parë e këtij standardi.

Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës më 3 nëntor, do të ketë dhe nje pozicionim tjetër ndaj pjesës së partisë që do të ngelet nën udhëheqjen e Berishës, qoftë kjo sigla zyrtare e PD, apo parti e re e tij. Po ashtu, nën këto sanksione do të jenë dhe aleatë të tjerë të vegjël të Berishës, që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se po përpiqen të mbajnë gjallë një kufomë të pushkatuar nga Perëndimi. Ky standard është po ashtu një referencë për gjithë ata deputetë dhe figura politike që i janë bashkuar atij. Është thjesht një lustracion i Perëndimit në politikën shqiptare.

Është një sinjal, që Perëndimi e ka seriozisht me personazhet anti-perëndimorë që fshihen pas sovranzimit dhe mbajnë gjallë retorikën anti-perendimore në Shqipëri. Ky vendim i sotëm, nisi me Ilir Metën, por më së paku është për të. Është mbi të gjitha për ata që kanë vendosur të lidhin të ardhmen e tyre me politkën e Sali Berishës.

Rrugët e Perëndimit për ta janë të mbyllura. Nuk ka as opsion për ta. Ky standart do të ndjekë dita-ditës gjithë politkën shqiptare, duke identifikuar çdo faktor anti-perëndimor që tenton të shfryëtzojë krizat aktuale për t’i bërë karshillëk perëndimit në Shqipëri. Ka filluar spastrimi i tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 06/10/2022 23:22

    Lustracioni nuk ështé i perendimit, por ështé i miliona €të pista të edvin shkjaut shqipfolës që sot përsëri e mbrojtur Putinin dhe Vucicin fashist në samit!

    Përgjigju
    • Lala: 07/10/2022 09:23

      E kar i lales.godite perseri ne shenje

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla