Mero Baze: Marrëveshja e Brukselit, shpëton Kosovën nga Albin Kurti

Mero Baze: Marrëveshja e Brukselit, shpëton Kosovën nga Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosova duhet ta pranojë marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, bazuar mbi planin franko- gjerman, jo si palë e ndëshkuar nga Perëndimi, por si një standard të shtetit të Kosovës. 

Kryeministri Albin Kurti po ashtu nuk duhet të kompleksohet nga e shkuara e tij revolucionare anti-perëndimore, por duhet të pranojë marrëveshjen e cila e çon Kosovën një hap para në konfirmimin e identitetit të saj shtetëror dhe ndërkombëtar.

Përpjekjet për të ballafaquar Albin Kurtin me të shkuarën e tij dhe sidomos populizmin e tij, janë legjitime në kuadrin e luftës politike në Kosovë, por nuk duhet të kthehen në një gjyq për vendimin e tij pro marrëveshjes.

Albin Kurti le të paguajë politikisht për gënjeshtrat e tij, por Kosova nuk duhet të paguajë një çmim të rëndë për populizmin e tij.

Albin Kurti i sotëm, pro evropian, është shumë më i dobishëm për Kosovën se sa Albin Kuti revolucionar. Koha ka provuar se ai me të njëjtin pasion që fliste për bashkim kombëtar, po me aq pasion nxiste urrejtjen ndaj Shqipërisë në Prishtinë. 

Tani është mirë që po me aq pasion sa u flet militantëve për rrezikun nga Evropa dhe SHBA, po me aq pasion ta firmosë planin evropian.

E di që ajo që e detyron të firmosë, mund të mos jetë bindja e tij pro perëndimore, por frika e humbjes së pushtetit, nëse nuk e firmos. Edhe kaq mjafton, për ta çmontuar atë si një lider populist dhe për ta kthyer në rrugë të mbarë.

Dhe këtë qasje duhet ta ruajë deri në fund, përfshi këtu dhe bisedimet për Asosacionin. 

 Asosacioni nuk është ndëshkim për Kosovën, por është garanci për serbët. Serbët do ta gjejnë gjithmonë një mënyrë tjetër për ta refuzuar pushtetin e Kosovës, nëse kështu i komandon Beogradi. 

Por Kosova nuk duhet t’i lërë Serbisë arsye për të destabilizuar Kosovën me ndihmën e Perëndimit. 

Dhe për këtë duhet të ketë së paku një prej dy faktorëve aleat, ose Serbinë, ose Perëndimin. Më lehte e ka të ketë Perëndimin.

Marrëveshja kështu siç është paraqitur dhe kështu si po shkojnë bisedimet, mendoj se ka më të rëndësishme pikën 12 të saj, atë që nuk është shkruar. Dhe ajo është pikërisht transformimi i Albin Kurtit nga një populist anti-perëndimor, në një lider të dëgjueshëm që ruan aleancën e Kosovës me Perëndimin. 

Kjo i bën mirë Kosovës, pasi i ka heq nga duart Serbisë, një aleat të mrekullueshëm të saj në Kosovë, që po armiqësonte Kosovën me Perëndimin dhe po ja bënte më të lehtë Serbisë rrugën e saj për t’u rikthyer në Kosovë. Dhe po ja bënte këtë nder Serbisë, ndërkohë që Serbia nuk dinte ç’të bënte me aleancën e saj me Rusinë. 

Ky qëndrim i lë shqiptarët në anën e Perëndimit, njësoj si në Rambuje. Kjo marrëveshje shpëton Kosovën nga Albin Kurti revolucionar e anti-perëndimor, dhe e rikthen atë në një shtet aleat të Perëndimit.

Kjo marrëveshje e zhduk nevojën urgjente të njohjes finale dhe është një një zgjidhje e përkohshme e funksionimit të Kosovës si shtet i pavarur, i pashqetësuar nga Serbia. Dhe s’ka gjëra më të përjetshme se gjërat e përkohshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-Çorrush: 01/03/2023 09:52

    OK,100 %.Lutem të përsëris diçka: 1.Albin Kurti i merrte urdhrat nga TIRANA E NON GRATËS.Pasi janë në një mëndje kundër SHBA+BE.Ky dhe Ramushi më parë u shkarkuan pse nuk zbatuan heqjen e taksës 100 % me Sërbinë. 2.Kurti,Duke kundërshtuar marrëveshjen Frakon-Gjermane i dilte në mbrojtje Vuçiçit,i cili gjoja faisonte Kurtin që nuk merrej vesh me të.Në fakt kjo i shërbente Vuçiçit që të justifikohej para Putinit. 3.Kurti kishte përplasje me partit Opozitare në Kosovë që në të dy rastet kërkonin KLEÇKA për ti nxjerr bojën përfundimisht Albinit me qëndrimet e një politikani adoleshent as mish as peshk. 4.Është mirë që A.Kurti të bëj dorheqjen pasi nuk besoi ti hipi më Avionit për në SHBA,si SaliZiu,i cili nuk po flet akoma.Pasi ka hallin e vulës.Por opozita në Kosovë ka të drejtë të protestoi më shumë për qëndrimet e A.Kurtit sesa Perëndimit që zgjodhën një afër finale më të mirë për të ruajtur stabilitetin në 2 Shtetet armiq me njëri-tjetrin prej shekujsh. 5.Besoj tashmë SHBA+BE duhet të merren me non gratën në Tiranë që kërkon vulën me REVOLUCION.

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/02/2023 21:25

    Mero Baze ti nuk je më i mirë se vet Vucici i Edvin shkjaut shqipfolës…! Plehra e futet Shqipërin nën serbi dhe ende nuk u ngopët o tradhtar shqipfolës …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit