Mero Baze: ‘Marshimi për Drejtësi’ më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës

Mero Baze: ‘Marshimi për Drejtësi’ më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës

Marshimi në Kosovë

Mijëra qytetarë të Kosovës ju bashkuan thirrjes për një “Marshim për Drejtësinë”, një manifestim solidariteti me katër drejtuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, nga Gjykata Speciale. 

Edhe pse marshimi ngjan të jetë një shenjë e demonstrimit politik kundër vonesave dhe qasjes së drejtësisë ndërkombëtare ndaj katër ish drejtuesve të UÇK, në të vërtet ai u kthye në një debat politik mes qeverisë dhe mbështetësve të opozitës.

Dhe kishte disa shenja të qarta, që demonstruesit e kishin më shumë me qeverinë se sa me drejtësinë ndërkombëtare.

Protestuesit dukeshin më shumë të motivuar kundër qeverisë së kryeministrit Kurti për një sër qëndrimesh të kësaj qeverie ndaj historisë së arrestimit dhe demonizimit të tyre gjatë procesit.

Arrestimi i cili ndodhi disa ditë para se Hashim Thaçi të nënshkruante në Uashington në prani të Presidentit Trump marrëveshjen me Serbinë, u mbulua nga një hije konspiracioni dhe akuzash të ndësjellta për tradhëti nga Albin Kurti në atë kohë i rrëzuar nga qeveria, për të cilën fajësonte SHBA.

Para gjatë dhe pas arrestimit, Kurti ka dëshmuar një qëndrim injorues ndaj rolit të Thaçit në UÇK, është treguar jobashkëpunues për të lehtësuar masën e arrestit në burg ndaj tij, duke dhënë dëshmi në rrugë qeveritare se Thaçi ka kontroll mbi policinë dhe ushtrinë në Kosovë dhe më pas është përpjekur pastaj normalisht të shfrytëzoj boshllëkun politik të lënë prej tyre për të fituar pushtetin në Kosovë.

Kjo ka ndezur fillin e zemërimit kundër tij nga ata që sot janë në opozitë dhe që ai i ka akuzuar për 20 vite resht si tradhtarë të Kosovës.

Por tani zemërimi është dyfish, pasi vet Albin Kurti është tërhequr nga çdo parim dhe qëndrim përmes të cilit ka ardhur në pushtet duke anatemuar kundërshtarët si tradhëtarë dhe ka nënshkruar çdo gjë që i është afruar nga plani franko gjerman, i cili është një hap para në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por jo një plan përfundimtar.

Kurti i cili ka akuzuar Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij për çdo hap drejt dialogut, tani pasi ka marr pushtetin në boshllëkun e krijuar nga largimi i trye në Hagë, është praktikisht një certifikues i çdo dokumenti ndërkombëtar të Kosovës, duke u parë nga opozita thjesht si një mashtrues që dërgoi kundërshtarët në burg duke i akuzuar si tradhtar dhe vet mori pushtetin.

Është kjo arsyeja që protestuesit më shumë se sa me Hagën e kishin me Albinin.

Marshi shikohet gjerësisht si një test kundër qeverisë edhe nga pikëpamja e pjesëmarrjes. Debati mbi shifrat zhvillohej qartazi mes mbështetësve të qeverisë dhe atyre të opozitës, çka reflektonte nervozizmin e qeverisë ndaj protestës dhe sidomos ndaj madhësisë së saj. 

Nuk ka rëndësi kush kishte të drejt për shifrat, por fakti që debati zhvillohej mes figurave të njohura mbështetëse të Kurtit dhe atyre të opozitës, tregon se dhe vet opozita e shihte protestën si një manifestim kundër saj. 

Edhe pse në momentet e fundit disa zëra nga qeveria mbështetën protestën për të mos u perceptuar e gjitha si një reagim ndaj tyre, atyre që ishin në shesh, u dukej selia e qeverisë si selia e Gjykatës në Hagë.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saimir Barnett: 03/04/2023 12:02

    Gjakprishurit skane brire, dhe ti o Mero je gjakprishur.

    Përgjigju
  • Aleks: 02/04/2023 20:14

    Ky Mero eshte me vule né fytyre qe eshte nje antikombetar

    Përgjigju
    • ana: 02/04/2023 21:22

      I ka sherbyer me besnikeri e zell te madh dikur saliut, keshtu qe ka marre prej tij vesin e antikombetarit, ndonese me pak!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë