Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Molotovë gjatë protestës së opozitës, 7 tetor 2024
Dështimi spektakular i protestës së sotme nuk është thjesht numri qesharak i pjesëmarrësve. Kaq njerëz dhe po të mblidhehsin në oborrin e SHQUP do kishte prapë vende bosh.
Dështimi ka të bëj me mungesën e dëshirës së Partisë Demokratike për t'iu bindur interesit personal të një njeriu që mendon se demokratët janë dele dhe ai i vë kur të dojë në rresht për hallin e tij.
Bulevardi i boshatisur, duket se bëri që as fëmijët e tij të mos dilnin në shesh për babain, se të paktën nusja, tregohet serioze në këto raste dhe ikën jashtë.
Në thelb ky është një triumf real i PD dhe një shpresë që opozita e vërtet shqiptare nuk është peng i Sali Berishës. Partia Demokratike dëshmoi sot se e vetmja mosbindje civile që ajo ka në dorë është të braktis Sali Berishën.
Dhe e bëri.
Natyrisht që e bëri me dhimbje. Nuk është e lehtë të kapërcesh veten dhe të shmangësh detyrimin për të protestuar si opozitar për shkak të kryetarit uzurpator të partisë.
Por me sa duket çdo gjë e ka një kufi dhe Sali Berisha, siç do thoshte Flamuri në këtë rast, e ka derdhur gotën e durimit të demokratëve duke i përdorur për interesa të familjes së vet.
Tani e vetmja shpresë e Berishës është lëvizja guerile.
Të filloj të hedh ndonjë shtyllë në erë, ndonjë molotov në dritare zyrash dhe të djeg ndonjë pemë sa të marr ëmë qafë dhe ata ka delikuent që i kanë mbetur pas.
Partia Demokratike sot ka treguar se opozita ka shpresë të ngrihet përtej pushtetit të Sali Berishës. Shumica e heshtur që e refuzoi atë, është opozita e vërtet shqiptare, ajo që duhet të ketë frikë qeveria. Me këtë tufën e deleve që shëtit sot rrugëve të Tiranës, me Flamurin si çoban, qeveria bën festë.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Mero Baze: Përse Berisha është i tërbuar me opozitarët e rinj
17 Nëntor, 07:07
-
Mero Baze: Në pritje të autokritikës së pronarëve të televizioneve për Berishën
13 Nëntor, 21:48
-
Mero Baze: Përse Berisha nuk e shpjegon dot me patriotizëm 'non grata'-n e vet dhe të familjes
9 Nëntor, 07:11
-
Mero Baze: Gjithë hallet e 'Trump'-istëve shqiptarë, pas 'fitores'
6 Nëntor, 21:24
-
Mero Baze: Mosbindja ndaj 'Mosbindjes'
6 Nëntor, 10:38
-
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Sali Berisha njofton datën e protestës së tretë: 'Mosbindja civile vijon të shtunën në Shkodër! Rama kërkon votat t'i sigurojë me Bajrët
31 Tetor, 13:34
-
Progres raporti, ambasadori i BE-së: Mbyllja e negociatave në 2027 realitet nëse intensifikoni reformat! Shqetësim orvatjet për të ndikuar në drejtësi! Nevojë urgjente për dialog! Rama: S'bëhet me muskuj
31 Tetor, 10:48