Mero Baze: Nga buron arroganca e një njeriu që ka vrarë për të vjedhur?

Mero Baze: Nga buron arroganca e një njeriu që ka vrarë për të vjedhur?

Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha u shfaq arrogant pas daljes nga SPAK, ku më shpejt doli se sa hyri. Për aq sa ka cituar shtypi, ai është ndoshta njeriu më i guximshëm që unë kam njohur këto 33 vjet përballë drejtësisë, duke gënjyer para prokurorëve për secilën pyetje, pa ju dridhur syri.

Fjala vjen, ai thotë se ato muaj që përkojnë me hartimin e dosjes së Gërdecit, ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut pasi e ka pas njohur atë që nga viti 1994.

E vetmja gjë e vërtetë këtu është se viti 1994, përkon me ardhjen e Fatmir Mediut nga Fieri në Tiranë. Më 1994 Shkëlzeni ishte 15 vjeç dhe në atë moshë një adoleshent nuk ka ndonjë dëshirë të njihet me Fatmir Mediun, edhe pse mund t’i pëlqente si mashkull simpatik. Ka pas mundësi më të mëdha për të kaluar adoleshencën se sa shoqëria me Mediun.

Kur e pyesin pse e ka marrë në telefon Mediun disa minuta pas tragjedisë së Gërdecit, thotë se e kam marrë ta pyes, pasi familjari i një të afërmi që punonte aty donte të dinte për fatin e tij. Në fakt, Shkëlzeni kishte burrin e tezes që i ishte vrarë aty, si njeriu kyç që drejtonte punët e tij në Gërdec, dhe për këtë nuk kishte nevojë të pyeste Mediun, se ishte vetë pronar aty.

Kur e pyesin po me Delijorgjin pse ke folur 40 herë në telefon para dhe pas tragjedisë, thotë se ka dashur të blejë dikush një banesë tek kompleksi i Delijorgjit, që ndërtohej në Tiranë. Disa vite më parë ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me Delijorgjin në telefon. Tani së paku ka ndryshuar mendim.

Këtu është më i sigurtë se sa duhet, pasi Delijorgji ka filluar ta ndërtojë kompleksin në Tiranë, pasi i ndodhi gjëma e Gërdecit. Por problem është se njeriu nuk mund të marrë Delijorgjin 15 minuta pas tragjedisë me 26 të vrarë, për ta pyetur sa e ke metrin katror në Yzberisht. Atë ditë mund ta pyesje vetëm sa kushton një varr.

Kur e pyesin për faksin e nisur nga zyra e Aldo Bumçit me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, vazhdon të bëjë si budalla, duke thënë u vërtetua që faksi nuk është nisur nga adresa ime.

E dimë të gjithë që nuk është nisur nga adresa jote, por nga zyra e Aldos, po puna është pse ka shkuar në një zyrë shteti me porosi për ty. Ai dokument nuk është dorëzuar nga persona të tretë në Prokurori, por është sekuestruar nga Prokuroria në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes rastësisht. Pra është provë e sigurtë juridike, e paofruar nga të tretë, por e gjetur në zyra shteti. Nuk besoj se do thotë që ja ka bërë Fatmir Mediu për ta implikuar, edhe pse ky i fundit po përpiqet akoma t’i dalë zot, me shpresë se SPAK ka frikë Berishët dhe ai do shpëtojë si paketë bashkë me ta.

Kur e pyesin a e njeh Rrahman Selmanllarin, thotë se e njoh si gjithë të tjerët, ndërkohë që e ka emëruar përfaqësues të kompanisë amerikane që do ishte partnere formale në demontim në Gërdec. Madje këtu ka marrë më qafë dhe Rrahmanin, pasi e ka trimëruar dhe ai ka deklaruar herën e parë në Prokurori, që nuk di fare ku bie Gërdeci dhe nuk kam asnjë lidhje.

Të gjitha këto gënjeshtra i thotë publikisht sapo del nga dera e SPAK dhe i ka përsëritur dhe aty brenda.

Është interesante se si SPAK ka para dosjen e vjetër të Gërdecit, ku ka plot deklarata kundërthënëse për të cilat nuk ka arrestuar askënd. Pra ka lejuar të gjitha palët të gënjejnë çfarë të duan dhe të ikin. Nëse këtyre deklaratave u shton dhe deklarimet e sotme të Shkëlzen Berishës, dhe njerëzit që bëjnë dëshmi false para prokurorëve nuk arrestohen, atëhere ajo dosje bëhet qesharake.

Guximi i Shkëlzen Berishës për të gënjyer para prokurorëve dhe para shtypit për fakte të verifikueshme, duke sajuar gënjeshtra banale, burojnë nga arroganca e mosndëshkimit të tij deri më sot.

Bindja e Berishëve është se arroganca ndaj drejtësisë në Shqipëri funksionon dhe kush i sulmon gjyqtarët dhe prokurorët ja del të mos ndëshkohet. Kështu e përjeton sot Berisha dhe protestën qesharake para Gjykatës së Lartë, duke e interpretuar vendimin e saj si lëshim për të, edhe pse nuk është e vërtetë.

Por atij nuk i duhet e vërteta. I duhet perceptimi popullor që Berishët dalin në rrugë dhe e mposhtin drejtësinë.

Shkëlzen Berisha sot nuk kishte asnjë drojë të thoshte gënjeshtra për çështje që është nën hetim. Edhe sikur të mos kishte bërë asgjë në Gërdec, madje të mos ishte as përfitues, as investitor, por thjesht dëshmitar, me gënjeshtrat e sotme ai nuk duhet të dilte më nga burgu.

I vetmi justifikim që kam për të, është xhelozia që ka për të motrën, që ajo po martirizohet për 17 kullat dhe po i merr PD, dhe ky po vrapon të martirizohet që të mos e konkurrojë në këtë pikë.

Se për të tjerat me thënë të vërtetën, Shkëlzeni ka merita më shumë se Argita për të qenë në krye të PD. Se ndryshe nga ajo, ky vërtet ka vrarë për të vjedhur, por po i prish ca nga ato miliardat që ka vjedhur, duke ndërtuar televizione, portale e duke paguar shpenzimet e babait plak në krye të partisë. Ajo deri tani i ka mbajtur të gjitha për vete. Dhe kjo është e padrejtë, që ajo të marrë dhe paratë qyl, dhe pushtetin qyl. Kurse ky të sakrifikohet.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë