Mero Baze: Një avion dhe asnjë 'tradhtar' mes Prishtinës e Beogradit

Mero Baze: Një avion dhe asnjë 'tradhtar' mes Prishtinës e Beogradit

Mero Baze

Një linjë ajrore e kompanisë “Lufthansa” do të lidhë Prishtinën me Beogradin, me bekim të SHBA dhe pranimin e të dy kryeqyteteve armike.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për të krijuar linjën e parë ajrore mes tyre, pas 21 vjetëve, dhe çuditërisht nuk ka asnjë tradhtar në këtë histori.

Duket që pas këtij akti befasues, qëndrojnë SHBA, të cilat e shikojnë vendosjen e linjës ajrore si një hap përpara në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Vendosjen e linjës ajrore e përshendeti presidenti Hashim Thaçi, i cili realisht duket që ka qenë në vijën e parë për t’u nënshkruar kjo marrëveshje dhe për t’u dukur në sytë e shqiptarëve, më e lehtë për t’u nënshkruar, se sa marrëveshja Kurti-Mustafa.

Edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore me Beogradin, edhe pse në të nuk fluturon dot vetë. Haradinaj nuk ka shpallur asnjë tradhtar në këtë histori dhe kjo nuk është pak në një vend, ku ai është bërë i famshëm duke përgjuar biseda tavolinash dhe duke shpikur histori për të shpallur tradhtarë kombi.

Nuk e ka kundërshtuar vendosjen e kësaj linje ajrore ende, as Albin Kurti, i cili ka premtuar reciprocitet me Serbinë. Ndoshta si kusht mund të ketë faktin që avioni ta bëjë vajtje- ardhje brenda ditës Beograd-Prishtinë -Beograd.

Isa Mustafaj, siç dihet, i merr punët ngadalë dhe mund t’ia parashtrojë kryesisë së LDK ditën e nesërme si ngjarje dhe të marrë një vendim a ta përshëndesë, a jo.

I dërguari i presidentit Trump për Kosovën dhe autoritete të tjera ndërkombëtare, që merren me rajonin, e kanë përshëndetur si një hap që nxit lëvizjen e lirë dhe kanë theksuar rolin e SHBA dhe Gjermanisë në këtë histori.

Pra ja që politikanët e Kosovës nuk janë kundër pikave të platformës së “Minishengenit”, ku lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitaleve është një nga katër kolonat kryesore.

Ata nuk qenkan kundër udhëtimit direkt në Beograd, nuk kanë problem me taksën 100 për 100, nuk kanë problem që Vuçiç ka fyer viktimat e Reçakut, apo dokrra të tjera që shpikën një muaj më parë. Dhe mirë bëjnë, se në fakt rruga e duhur është ulja e tensioneve dhe komunikimi në hapësirën ballkanike.

Ata treguan se nuk është se nuk duan të komunikojnë me Serbinë, apo të udhëtojnë drejt saj pa pengesa. Ajo që kuptohet lehtë nga moskundërshtimi i linjës ajrore me Serbinë, madje dhe nga entuziasmi pro saj, tregon se për ata nuk është problem koncepti i “Minishengenit”, apo lëvizja e lirë, por fakti që këtë e bëjnë vetë me Beogradin, dhe jo bashkë me Tiranën.

Njësoj pro Minishengenit ishte një muaj më parë dhe SHBA, edhe Gjermania. Madje të njëjtët personazhe që po i hipin në avion drejt Beogradit. S’di pse në atë histeri ju dukej vetja viktima të Tiranës, kurse tani të preferuar të SHBA, për të shkuar më shpejt në Beograd.

Kur e bëjnë vetë, ndjehen të fituar, kur e bën Tirana ndjehen të tradhtuar. Shenjë pavarësie është dhe kjo, duhet respektuar.

Po të paktën askush nga Tirana nuk po u thotë tradhtarë, edhe pse tani ne s’kemi as linjë ajrore Prishtinë- Tiranë. Nuk po ankohemi që na kanë anashkaluar për hir të Beogradit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi: 21/01/2020 21:08

    Ke te drejte mero,,kosovari eshte i poshter....ptu.ptu...

    Përgjigju
    • O tej: 21/01/2020 22:27

      Kosovari asht si morr serbi

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen