Mero Baze: Një lajm më shumë për njeriun që prishi institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri

Mero Baze: Një lajm më shumë për njeriun që prishi institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri

Takimi i Berishës dhe Glover

Zonja Glover, ekspertja e pamposhtur e zgjedhjeve shqiptare prej vitit 1996, ndoshta nuk do të ishte bërë aq e famshme sikur të mos ishte Sali Berisha në politikë. Vendosmëria e saj për të diskretituar zgjedhjet e vitit 1996, dhe rezistenca para presioneve diplomatike për të mos e rrumbullakosur dorën në raportin e ODIHR për zgjedhjet, janë të vërtet goditja e parë më e rënd që Sali Berisha ka marrë në arenën ndërkombëtare, pas së cilës, u izolua derisa u largua nga pushteti në vitin 1997, duke djegur Shqipërinë.

Në stilin e tij alla shqiptar ai u përpoq të ndërtonte disa teori konspiracioni për të, por më e “forta” që gjeti Genc Pollo duke gërmuar nëpër gazeta, ishte se kishte punuar në fushatën e kandidatit për president Dukakis në vitin 1988 dhe meqë ai I përkiste lobit grek në origjinë, kjo anglezja quhej e rekrutuar nga grekët kundër Berishës. 

Ngjan shumë banale tani, por kaq arriti të gjej. Përfytyroni dhe fytyrën tinëzare të Pollos kur ja shkruante në letra të verdha këtë “fakt” duke llogaritur që Berisha do ta përdorte dhe ai do shijonte stuhinë mbi të.

Prej atëherë sa herë në Shqipëri ka zgjedhje vendimtare politike për Berishën zonja Glover shfaqet e heshtur e hekurt dhe cinike në misionin e saj si vëzhguese e pamposhtur zgjedhjesh.

Por sot ka qenë një ditë dhe më e veçantë për të. Në kulmin  e izolimit ndërkombëtar të Berishës, ajo I ka trokitur në zyrë . Mendoni për një moment, që njeriu I cili nuk I ka hapur derën numrit 2 të administratës amerikane Timotheu Worth në vitin 1996, për shkak të raportit të Gloverit, sot gëzohet që I troket vet armikja e tij e vjetër.

E dimë të gjithë që është një procedurë teknike takimi me aktorët e zgjedhjeve nga shefja e misionit të vëzhgimit. E dimë të gjithë po ashtu se çfarë mendojnë për njëri tjetrin të dy bashkëbiseduesit. Nuk ka asnjë të panjohur nga një takim teknik, përveç cinizmit të një anglezeje, që gjen rastin të bëj një lajm më shumë për njeriun që ajo I ka kushtuar gjysmën e jetës profesionale për tia bërë zgjedhjet makth. 

Natyrisht ajo nuk reagoi kurrë me emocion kur ky e sulmonte, e akuzonte, e shpallte agjente dhe armike të Shqipërisë . As tani nuk bën komente për të. Duke I trokitur në derë, në ditët e tij më të këqija, I izoluar dhe braktisur nga ndërkombëtaret, në një përpjekje për të mbijetuar si antiperëndimor përmes zgjedhjeve, natyrisht zonja Glover ka parasysh se vizita e saj e gëzon Sali Berishën, aq sa gëzon një kafshë të vetmuar në vathë, vizita e ujkut . 

Është një vizite për të treguar se çfarë është pas 27 vjetësh nga vjedhja e parë e zgjedhjeve Sali Berisha. Është një njeri që vazhdon të vuaj atë që ka nisur 27 vjetë më parë kundër SHBA, kundër ODIHR dhe mbi të gjitha kundër  sistemit të demokracisë në Shqipëri si minues i madh I saj. 

Që ta kuptojmë këtë, duhet një vizite si kjo e zonjës Glover, e cila duket se nuk ka ndërmend të ik nga kjo jetë, pa certifikuar çdo orë të keqe të Sali Berishës në jetën e tij politike. Si kjo e sotmja.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 17/04/2023 20:29

    Kjo kerma e di qe SHBA dhe Britania kermen Berisha e ka shpallur non grata.

    Përgjigju
  • Altin: 17/04/2023 20:10

    Ke harruar te permendesh qe ne 1996 ti ekzaltoheshe kur socialistet masakroheshin ne bulevard nga isha padroni yt Sali o Mero . Ti mund te jesh rehabilituar ne syte e parise socialiste te cileve ju sherben me aq zell sa Saliut ne ato vite po njerezit e ndershem nuk harrojne cfare plehre ke qene dhe je .

    Përgjigju
  • Ylli: 17/04/2023 19:37

    Si duket Mero harron qe me ekstrem se Berisha ne fillimet e 90es na ishte cna ishte nje fare Edi Rama, qe donte te "shfaroste" komunistet, perfshire te atin e vet byroist por sigurisht duke "shpetuar" vetveten. Pale si do kish vajtur pune po mire qe nga PD e perzune. Ne ate kohe autori sherbente besnikerisht ndaj Sales dhe VOAs, dhe nuk i falet te mos dije qe ne fakt "vjedhja" e pare harbute me zgjedhet na polli ne mars 1992, kur nen presionin "amerikan" qe ne ate kohe kishte surratin e Saliut, shoku Ramiz na u gremiz duke manipuluar zgjedhjet ne favor te "ndryshimit". Mund te pyese Merua shoket minatore dhe parate qe u la "amerikani" ne dore... . PD me ne krye Saliun dhe nga pas admimistraten amerikane me tolerance "zero" ndaj komunizmit madje ia kaluan nga zelli edhe te zot kur degjeneronin kedo anti kritik. Ashtu si sot kur ndersehen rendshem por me nje tjeter surrat, ate te Rames, ndaj cdo kritiku anti regjim. Keshtu bejne zakonisht ustallaret diplomate apo spiune qe ndersa te nxisin mire e mire, te heqin fishen kur u mbaron "projekti" apo ndryshon kumandari lart ne White House. Mbase edhe nuk genjen Sala per bacground e znj. Glover por meqe u bashkon i njejti "specialitet" ne fushen e "raportimit" ndaj padroneve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara