Mero Baze: Një opozitë që kërkon ndihmë nga Edi Rama për të mundur Erion Veliajn

Mero Baze: Një opozitë që kërkon ndihmë nga Edi Rama për të mundur Erion Veliajn

Molotovët te Bashkia e Tiranës, foto arkiv

Ka një lutje publike të opozitës për Edi Ramën, që së paku t’u japë një mundësi të ndjehen të fituar ndaj Erion Veliajt, meqë qeverinë se mundin dot.  

Për këtë i janë turrur fjalimit të Edi Ramës rreth reformave që duhen ndërmarrë kundër korrupsionit në shtetin shqiptar, dhe po përpiqen ta përkthejnë si fjalim kundër Erion Veliajt. Disa nxjerrin pikat e fjalimit që as socialistët si kanë mbajtur aq mirë shënim dhe i identifikojnë me Veliajn.

Të tjerë shpikin dhe gjëra që Rama si ka thënë dhe prapë i identifikojnë me Veliajn. Madje për ta bërë më të plotë konspiracionin, e ilustrojnë dhe me dokumente të dala nga ministritë, që dhe ato të quhen që i ka nxjerrë Edi Rama kundër Erionit. Ata kanë në dorë dhe thuajse gjithë numrat e protokolleve të ministrive që janë marrë me inceneratorët dhe shpjegojnë dhe çfarë kanë pasur në mendje ministra të ndryshëm kundër Erionit.

Pra 24 orë pas thirrjes së Edi Ramës, për opozitën që t’u bashkohet reformave kundër korrupsionit në administratë shtetërore, i vetmi përkthim që opozitarët duan t’i bëjnë thirrjes është që ai t’u japë kokën e Erion Veliajt.

Mënyra se si po e përkthen opozita, nuk tregon atë që ka në mendje Edi Rama, por atë që ka nevojë opozita. Dhe opozita duket se ka nevojë urgjente që Edi Rama t’i japë një dhuratë meqë nuk po ja dalin dot. Madje jo që nuk po ja dalin, por sheshi para bashkisë, ka përditë më pak se 50 vetë dhe e vetmja gjë që rritet është dendësia e njerëzve të inkriminuar, të cilët nuk kanë alternativë tjetër.

Në këtë pikë dëshpërimi i opozitarëve është dhe më i thellë, pasi edhe pse hedhin molotov dhe thërrasin gjithë banditët para bashkisë, përsëri ndjehen të pafuqishëm dhe kërkojnë ta vrasin Erion Veliajn me dorë të Edi Ramës. 

Nëse lexon mediat kryesore të opozitës prej dje deri më sot, duket që Edi Rama është ylli polar i tyre, idhulli i tyre, që mund t’i shpëtojë nga humnera ku kanë rënë, duke ua hequr Erion Veliajn. Nuk kanë asnjë shpresë tjetër. Me sa duket as nga SPAK nuk shpresojnë më, përveçse nga Edi Rama.

Në fakt fjalimi i Edi Ramës nuk ka ndonjë ofertë personale dhe as ndonjë identikit të korruptuari, por ngre nevojën alarmante që administrata e shtetit shqiptar të krijojë kulturën e përballjes me ligjin dhe të jetë e pavarur nga lidershipi politik.

Nuk di nëse i gënjen apo tallet dikush nga brenda pushtetit të Edi Ramës, apo e kanë instiktive këtë reagim, por nëse ka një rrugë që e bën me imunitet dhe më të fortë politikisht Erion Veliajn, përfshi dhe nga Edi Rama, është kjo rruga që ka zgjedhur opozita, që t’i kërkojë si nder Edi Ramës kokën e Erion Veliajt, për llogari të tyre. 

Mirë është të gjejnë diçka më creative, që të paktën të duket sikur arrijnë dhe vetë ndonjë gjë, se nuk mund të shtyjnë gjithë jetën në opozitë duke kërkuar leje nga Edi Rama. Edhe për të vrarë Erion Veliajn.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 09/05/2024 09:32

    pse behesh lake i edi rames o mero...ti e di shume mire qe te dy keta edi rama e veliaj jane hajdute e kaluar hajdutit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen