Mero Baze: Një pelegrinazh që ka nevojë të 'reformohet'

Mero Baze: Një pelegrinazh që ka nevojë të 'reformohet'

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Teqenë e Malit të  Tomorit, por dhe në teqetë e tjera të vendit, kur kanë datën e tyre, po ekspozon përditë e më shumë një fenomen shqetësues që ka të bëjë me ceremonialin e kësaj feste. Është fjala për therjen e kafshëve, kryesisht qengja, të cilët sakrifikohen në këtë festë.

Nuk bëhet fjalë të ndryshojë tradita dhe as të prishen rregullat e ceremonialit të besimtarëve, por ekspozimi i therjeve në publik dhe akoma më keq masakra mjedisore që krijohet pas festës për shkak të gjakut, lëkurëve dhe kockave të hedhura gjithandej është një masakër primitive që shëmton festën dhe fyen përkushtimin  e besimtarëve ndaj saj.

Ky problem sa vjen e bëhet më i fortë për shkak të dukshmërisë që kanë gjithnjë e më shumë këto festa në rrjetet sociale nga kontributi i shumë besimtareve.

Kryegjyshata Botërore që është autoriteti më i lartë i besimtarëve bektashinj, duhet të ndryshojë disa rregulla, për të mos e lënë këtë festë në kushtet e primitivizmit të shekujve të shkuar.

Nuk ka asnjë arsye që publiku të shikojë si theren qengjat në Malin e Tomorit apo Teqenë e Ali Postivanit në Përmet. Nuk ka asnjë arsye që gjaku të mbushë shpatet e maleve dhe lëkurët të mbeten nëpër shpate.

Meqë riti i sakrifikimit të qengjave është detyrim, teqeja mund të porosisë disa thertore që t’i therin qengjat pa qenë nevoja që ato të theren në publik duke tmerruar dynjanë.

Aq më keq pastaj mbetjet e therjeve të shpërndara nëpër faqe Mali me shpresën se do të bjerë shi dhe i merr me vete.

Nuk më duket ndonjë “reformë” e dhimbshme kjo e krijimit të sigurisë ushqimore dhe për besimtarët që duan ta pjekin vetë mishin majë Malit në këtë stinë zjarresh.

Festa mund të organizohet si një piknik normal, ku secili, nëse do të sakrifikojë një qengj , mund ta therë atë në thertore e ta marrë të pjekur në mal, pranë Teqesë.

Batërdia e therjeve masive, pjekja në Mal në kulmin e një rreziku zjarrvënie dhe lënia e mbeturinave në shumicën e rasteve aty ku hanë, në të vërtetë vret hijeshinë dhe ceremonialitetin e një feste, tek e cila qindra mijëra besimtarë besojnë se është Dita e tyre e mirë.  Që në fakt bën shumë të tjerë të ndjehen keq!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/08/2021 01:53

    Ne fakt, vete Kryegjyshata duhet te nderhyje me deklarata dhe udhezime zyrtare per besimtaret.Masakra e kote qe behet mbi kafshet e gjora, eshte monstruoze ne vetvete dhe duhet reduktuar.Nga sa veta perbehen familjet shqiptare sot, qe te therrin dhe te hane nje qengj te tere vete ?!Do te ishte mire qe vete Kryegjyshata t'ju rekomandonte qe familjet te bashkoheshin 2-4 bashke dhe te therrnin vetem nje qengj per kete mini-grup,duke ulur masakren,pervec kesaj,duhet t'i udhezoje per gjakun e mbetjet e tjera.Jane shume interesante udhezimet qe jepen ne Testamentin e Vjeter per hebrejte per ritualin e sakrifices se kafsheve,pasi dhe ata kane rituale te ngjashme.Me vjen keq qe disa gjera nuk ndryshojne,do ndihmonin dhe ne permiresimin e imazhit tone,se komentet qe thuhen per ne,ne internet,sa here qe vihen video te masakres se qengjave,na tregojne si barbare e vrases te pagdhendur e injorante,dhe s'ka gje me te keqe se kjo.

    Përgjigju
    • Ilir: 23/08/2021 09:32

      Masakèr? Barbarè e vrasès, tè pagdhendur dhe injorantè. PO, ky èshtè realiteti. Njè vènd me 3 milionè banorè, 450 milionè llojè feshè qè gjoja praktikohen dhe njè rrumpallè dhe mosegzistencè totale e atij qè meriton emrin SHTET. Pelegrinazh, e quan dikush. Pika qè su bie. Mbaruan debilèt duke u pèrpjekur ti vènè mutrave,,lule. DEBILIZÈM, ANALFABETIZÈM, ANARKI. Kèto janè termat qè i pèrshtaten njè turpi tè tillè.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja