Mero Baze: Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!

Mero Baze: Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!

Sali Berisha

Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të kuptojnë pse Berisha shmang rrugën ligjore të mbajtjes së një Kuvendi në PD, shpjegimi është shume i thjeshtë. Sali Berisha është në rrugë për të krijuar partinë  e tij të re, një parti që nuk mund ta krijoj dot nga e para, por duke përdoru mbështetësit  e vet brenda Partisë Demokratike.

Të gjithë ata që çuditen pse ai nuk i tregon letrat e printuara në kasafortën e Palokës ka një shpjegim të thjeshtë: Nuk ka dëshirë të tregoj bërthamën themeluese të partisë së tij.

Të gjithë ata që çuditen pse nuk i dorëzon sipas statutit në zyrën e PD, ka një shpjegim të thjeshtë. Atij nuk i duhet më PD por një parti, që ta përdor në betejën e tij kundër SHBA.

Për të gjithë ata që çuditen, pse të fort apo element kriminal janë angazhuar në fushatën pro Berishës ka një shpjegim të thjeshtë. Ata ndjehen njësoj të rrezikuar nga qëndrimi i SHBA kundër Berishës dhe janë aleatë natyralë të tij.

Edhe për ata që çuditen pse plot njerëz brenda Partisë Socialiste janë me Berishën shpjegimi është po kaq i thjeshtë. Shumë prej tyre brenda PS, që bëjnë sikur Berisha “është në të drejt të zotit kundër Bashës” në fakt thjeshtë nuk thonë dot që “Berisha është në të drejt të zotit kundër SHBA”, sic mendojnë vet.

Sali Berisha nuk është duke bërë ndonjë parti konservatore, por një çetë bashibozukësh përtej së majtës e së djathtës që ndjehen të pasigurt në këtë vend nga drejtësia.

Kjo është ideologjia e partisë së re të Berishës, ky është grupi i targetuar prej tij për të qenë aleatë, me mashtrimin se për këtë plan djallëzor po përdor gjithfarë demokratësh të mërzitur nga Basha, apo trushpelarë te tij.

Sali Berisha në fakt po kthehet në shpresën e vetme në vend, të çdo njeriu që ka probleme me korrupsionin, çdo njeriu që ka probleme me krimin, çdo  njeriu që ka frikë se politika e SHBA për ajonin kundër korrupsionit dhe lidhjeve me krimin mund të prek atë.

Sali Berisha po përpiqet të gënjej demokratët me shpikjen e tij të re se do të bëj një kuvend që nuk ka ndodhur kurrë në botë, d.m.th. kuvend që mblidhet nga anëtarësia. Në fakt është thjeshtë duke gënjyer mbështetësit e vet që tu marre firmat për partinë e tij të re.

Pas kësaj Partia e do te jetë më e dobët. Opozita në tërësi do të jetë më e dobët pasi për herë të parë në historinë e saj ajo do ndahet në opozitë pro perëndimore dhe antiperëndimore. Por Sali Berisha do të jetë pakica e përjetshme në këtë vend, sic ka qenë deri më sot. AI gënjeu publikisht në Sarandë kur tha se PD ka qenë  forcë e parë më 2005. Në fakt ka qenë forcë e dytë. Rezultate janë onlinë në KQZ dhe mund të konsultohen. Forcë e dytë ka qenë dhe më 2009. Forcë e dytë ka qenë historikisht pas vitit 1992. Ajo ka ardhur në pushtet, fal ndarjes së të majtës. Mund të kishte fat tjetër po të mos kishte Sali Berishën, por me Sali Berishën ka qenë gjithnjë e dyta. I vetmi shans i rritjes së saj ka qenë vetëm kur maskohej Sali Berisha Më 2005 ai u maskua si bashkues i demokratëve, si njeri që nuk do të sillej më si autoritar në PD dhe PD u rrit por nuk do merrte dot pushtetin sikur Fatos Nano të mos ishte aq arrogant me aleatët e vet dhe sikur Lefter Xhuveli të mos merrte votat e Nanos e tia jepte Berishës. Edhe më 2011 në Tiranë, Lulzim Basha u rrit ashtu sic pati guximin ta pranoj se fshehu Sali Berishën. Sa herë Sali Berisha del në rrugë, PD ikën nga pushteti. Tani ai ka dal në rrugë q ëmë 11 Dhjetor të formoj partinë e tij. Nuk ka asgjë të keqe sikur këtë gjë tua sqaroj që  sot demokratëve. Në fakt po i gënjen.

Pas 11 Dhjetorit kur legjitimiteti i tij nuk do të verifikohet ai do tu thotë se jemi të detyruar të përdorim një emër tjetër sa të hyjmë në zgjedhje se ndryshe na i merr votat Lulzim Basha. Dhe kështu do të vazhdoj rrugëtimin e tij të shkurtër hakmarrës ndaj PD. Deri në fund të jetës së tij fizike, nuk do ti mungojnë lekët që ka vjedhur, dhe as trushpëlarët që do ta ndjekin,. Por pushteti do ti mungojë përjetësisht. Atij, familjes së tij biologjike dhe familjes së re politike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjedhja: 13/11/2021 13:21

    Problemi i popullit eshte ke te zgjedhim te drejtoje vendin? 1 te korruptuar si rama apo 1 te korruptuar dhe kriminel si berisha? Vetem keto dy zgjedhje kemi sot per sot. Nga ana mjekesore rama eshte nje grip i rende ndersa berisha eshte nje kancer i keq. Shpresojme te dalin figura te reja.

    Përgjigju
  • Kasemi: 12/11/2021 22:41

    Ju mund te shkruani per ato qe dini, pra fakte, dhe jo cfare merrni me mend. Fakt eshte qe Berisha fitoi zgjedhjet ne 2005 ndaj nje PS me elite te korruptuar dhe te percare. Ai mori dhe nje mandat tjeter me LSI e Metes duke degraduar ne nje korrupsion te pameshirshem. Ende mamuthet e korrupsionit te Metes si Naco, Braho etj jane po aty, tek Rama. Dhe fakt eshte qe u dorehoq dhe haptazi mbeshteti Bashen si pasues. Ashtu sikunder eshte fakt qe Rama erdhi ne pushtet me mbeshtetjen e Metes, dhe e eleminoi ate bashke me LSI, si dikur Enver Hoxha. Fakt eshte qe PS nen Rama eshte nje organizate mercenare dhe jo politike. Aty bejne pjese dhe gazetare si personi juaj, we ne vend te merreni me qeverisjen merreni me kritiket, me keq se ne kohen e komunizmit. Per tipa si ju, fakti as qe merret ne konsiderate, e keni bere qyrk dhe e vishni sipas kohes. Fenomeni i rikthimit te Berishes deshmon se sa mizore, abuzive, arrogante, autokrate ne kulm, injorante, imorale dhe perdale eshte gjenerata, i ashtuquajtur "kuader i ri" qe ka projektuar ish PPSH dhe sot perfaqesohet ne Edi Rama dhe Sali Berisha. Dhe qe pasohen nga anadollake. Dhe ku gjenerata me te reja, me te mira as qe kane shans te afrohen, madje asgjesohen si armiq. Ndaj dhe kane marre dhene neper bote, ku sigurisht cmohen dhe respektohen. Aty kane ngelur rryka dhe pyka si puna jote bashke me pocaqi si Rama, Meta, Basha apo Berisha. Te mjere, qe as veten nuk dini ta ngrini ne nivel njerzor dhe qytetar. Ashti zvarranike mbetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë