Mero Baze: Përpjekje për të shpëtuar nga 'normalizimi'

Mero Baze: Përpjekje për të shpëtuar nga 'normalizimi'

Gazment Bardhi

Gazment Bardhi duket se është vënë në siklet nga “marrëveshja” me socialistët. Sapo i mori dy komisionet hetimore, më pa vlerë që do jenë në historinë e Parlamentit të Shqipërisë, po përballet me kritika nga brenda grupit të Foltores, të cilët duket se më shumë se sa komisionet, i shqetëson protagonizmi i tij.

Dhe prej sot ka filluar të shtojë kërkesat.

Sot për shembull, ka kërkuar një raport për udhëtimet e Edi Ramës jashtë shtetit. Ndërkohë rrugës mund të kujtohet për ndonjë temë tjetër, që të duket se nuk e ka mbyllur ende pazarin, por ka dhe kërkesa të tjera.

Ai me siguri është dhe i vetmi nga këta të Foltores që e ka lexuar ligjin e ri për komisionet hetimore, ku seancat e dëshmive janë të mbyllura për shtypin dhe nuk kanë shumë mundësi të bëjnë shou me deklarata. Me siguri dhe kjo do të jetë një kërkesë e re e tij.

Nesër, pasnesër e në vijim, do të shtojë kërkesa të tjera se si funksion mensa e kryeministrit brenda godinës, kush e paguan guzhinierin, pse është mbyllur ERTV, kush e paguan Edi Ramën që bën podcast, kush i paguan shpenzimet e socialistëve kur mblidhen nëpër rrethe etj, tema interesante për publikun.

Por nuk është se do zgjidhë gjë me këtë histori.

Ajo që mbetet është se ai arriti t'i rikthejë foltoristët në qengja të urtë në seancë, duke e shitur këtë dhe si mbështetje ndërkombëtare për të.

Tritan Shehu, Dashamir Sula, Salianji etj, janë mërzitur dukshëm jo pse nuk po u jepet rasti të gjuajnë flakadanë apo t'i bien bilbilave, po pse i ka mbledhur me bilbil në rresht Gazment Bardhi.

Dhe ky hall do ta shoqërojë gjatë derisa të bëhet lista e re e deputetëve të Foltores, kur të shikohet se kush i është dashur realisht Berishës në këtë histori, ata që i binin bilbilave, apo ky që ua hoqi bilbilat nga goja dhe flakadanët nga duart.

Në finale gjithë beteja kundër Edi Ramës është transferuar në një betejë brenda Foltores, jo për të marrë meritat se kush e “gjunjëzoi” Edi Ramën, po pse Edi Rama ja dha atë meritë Gazment Bardhit.

Dhe në një parti ku ideologjia e vetme është raporti me armikun dhe jo me partinë, ky është nje debat që nuk mbyllet kurrë, pasi në finale Edi Rama normalizoi punën e tij në kuvend dhe anormalizoi gjithë funksionimin e Foltores, të cilët jo për faj të tyre, nuk dinë të sillen si njerëz normal./ Tema 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë