Komisioni Europian është detyruar sot të merret me një akuzë banale ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Akuza ka të bëjë me një paranojë.
Veprimtarët e LSI dhe PD në Aleancën për Teatrin, janë të bindur se ambasadori Soreca, kur ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, u ka kërkuar të votojnë kundër padisë së Aleancës për Teatrin.
Nuk kanë ndonjë fakt për këtë dhe as ndonjë dëshmi. Akoma më keq, vendimi i Gjykatës e ka përgënjeshtruar paranojën e tyre, pasi ata e festuan vendimin e Gjykatës.
Tani ata ose duhet të thonë se ne fituam se nuk ndërhyri Soreca, ose duhet të thonë ne humbëm se ndërhyri Soreca. Por të dyja nuk shkojnë. Maksimumi mund të thonë që Sorecën nuk e pyet njeri në Gjykatë Kushtetuese.
Por në fakt është torturë të kërkosh logjikë në një skuadër militantësh, që nuk kanë as hallin e Teatrit, as të Gjykatës, por të Metës dhe Berishës.
E ashtuquajtura Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit, në fakt tani është një Aleance për Mbrojtjen e Metës dhe Berishës nga drejtësia.
Detyra e tyre është që duke provokuar një konflikt paranojak me ambasadorin Soreca, të kenë një alibi se nga kush u erdhi e keqja, nëse përballen me drejtësinë.
Ashtu si Berisha ka gjetur një alibi për listën e zezë të SHBA, që sipas tij ia ka bërë Sorosi, tani bashkë me Metën po kërkojnë një armik nga Europa, që të justifikojnë ndonjë përballje të tyre me drejtësinë në Shqipëri.
Dhe për këtë kanë vendosur të sulmojnë ambasadorin e BE në Tiranë, që kur t’iu vijë ndonjë goditje nga Europa, të kenë mundësin të gjejnë një person për ta shpallur armik si shkaktar të asaj që mund t’u ndodhë.
Mos prisni logjikë nga njerëzit me paranoja dhe as kufijtë deri ku u shkon fantazia.
Mjafton të shikoni se si Berisha shpreson të dalë nga lista e zezë e SHBA duke u përpjekur t’i gjejë mik një avokati në Francë, për të kuptuar hallin e tyre.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri: Për '21 Janarin' ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Të hetohen të gjithë
28 Janar, 18:44
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Mandati i Zaçajt, vendimi i Kushtetueses mbron skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj
28 Janar, 13:30
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
SPAK nuk ka pse merret me Sorecen ,se ai do shkoi ku ka peogramin e tij dhe nuk do pyes celulen militante te PD.Artistet shumica duan teatrin e ri dhe jo baraken qe kshin.SOAK te hetoj Sindikaten e pamvarur dhe Gezim Jalane qe nuk la prone te saj pa grabitur dhe parate e saj i ka petvetsyar bashkw me klanin e tij dhe pastaj ta mbroj kho militantja Kalaja .Tyrp ky keni arritur qe vec neveri keni kriju ne popull qe nuk ju perkrahu kurre
Përgjigju