Mero Baze: Përse të gjithë duan të vrasin Berishën me dorë të Bashës?

Mero Baze: Përse të gjithë duan të vrasin Berishën me dorë të Bashës?

Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike tregon qartë sa pak personalitete politike kanë mbetur dhe sa pak njerëz ka që mund të përballen vetë me Berishën.

Edhe pse prej dy muajsh, situata me pengmarrjen e PD nga Berisha është serioze, ende nuk ka asnjë personalitet politik në Partinë Demokratike, që t’i dalë personalisht përballë Sali Berishës dhe t’i thotë një fjali të qartë: Ik në shtëpi, nuk ke më punë në PD.

Të gjithë ata që kanë filluar të thonë nga një fjalë kundër tij, i drejtohen Bashës dhe jo atij. I thonë Bashës të distancohet nga Berisha, apo të shprehet nëse është pro ose kundër.

Tani është e qartë që Lulzim Basha është edhe pro edhe kundër. Eshtë si ajo gota e mbushur gjysmë, që secilës palë i tregon atë që do. Diplomatëve u thotë, “nuk po e mbroj Berishën” demokratëve u thotë nuk e shes Berishën.

Eshtë e qartë që nuk ka fuqi të përballet me Sali Berishën. Dhe ka të drejtë, pasi gjithçka në jetë e ka prej tij. Prandaj ai nuk duhet llogaritur më si faktor. Eshtë një skllav i Sali Berishës.

Tani që të gjithë janë të qartë për këtë çështje, nuk ka më kuptim t’i drejtohen Bashës se ç’duhet bërë me Berishën. DIkush duhet të dalë e të përballet direkt me Sali Berishën. Dikush duhet të bëjë gjest të fortë kundër tij, nëse do të hyjë në politikë.

Duke kërkuar të gjithë të vrasin Berishën me dorë të të Bashës, pa dashje, i japin Bashës një fuqi më të madhe se ai ka demonstruar vetë. Ai as do ta vrasë as do ta mbrojë. Ai thjesht shpreson se deri në shtator do të ndodhë ndonjë mrekulli e do të shpëtojë nga ky hall.

Por dikush tjetër duhet të dalë e t’i tregojë Sali Berishës, se nuk është e vërtetë që ai është historia e PD. PD është një histori e shëmtuar e tij. Pa atë Partia Demokratike ndoshta do të ishte sot një forcë perëndimore e hapur konkurrente dhe jo peng i një klani kriminal të një familje që ka 30 vjet në pushtet.

Pa Sali Berishën, PD do të ishte edhe e Pashkos, edhe e Azemit, Edhe e Selamit, edhe e Zogaj, edhe e Brojkës, edhe e Topit, edhe e Shehit, edhe e Koplikut, edhe e Sereqit, dhe shumë e shumë të tjerëve që ai i zboi nga ajo parti dhe sot e ka bërë parti të Salianjit, Strazimirit, Mziut, Mulit, e një tufe qyqarësh që nuk bien as të flenë pa leje të Berishës.

Sali Berisha është pengmarrësi i PD dhe perfaqësues i historisë së shëmtuar të saj. PD nuk ka ikur nga pushteti, nga ata që donin ta bënin më të mirë, por ka ikur nga pushteti prej Sali Berishës dhe familjes së tij kriminale, që kanë vrarë për vjedhur.

Ndaj përpjekja për të kompleksuar këta muhaxhirët e rinj në PD, me idenë që Berisha është historia e gjallë e PD, është një shpikje për të justifikuar thikën e fundit që Sali Berisha po i ngul pas shpine PD. Sali Berisha është historia e shëmtuar e PD, që duhet të marrë fund. Atë që nuk guxuan ta bënin demokratët tani po e bën SHBA. Dhe kjo nuk ka kthim mbrapa. E vetmja që ka shanse për kthim mbrapa deri në shuarje të saj është PD, të cilën Sali Berisha po e tërheq në varrin e tij politik, nga i cili ka keqkuptimin se mund të mbijetojë i gjallë.

Ndaj duhet zhdukur kompleksi i përballjes me Sali Berishën. Ai nuk është më asnjë Tigër prej letre. Ai është një kufomë, që kërkon ta marrë PD me vete.

Harrojeni Lulzim Bashën. Ai do varroset bashkë me të, si ushtarët në piramidat e faraonëve, pranë Faraonit. Ju të tjerët që nuk keni arsye të muroseni bashkë me të, ju duhet të përballeni më të, por jo duke ja kërkuar si nder Lulzim Bashës, por duke i bërë nder vetes dhe duke ja përplasur në fytyrë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!