Mero Baze: Po digjet shansi historik për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

Mero Baze: Po digjet shansi historik për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

Mero Baze

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe mini “Schengeni Ballkanik”, ka mbledhur gjatë fundjavës treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar iniciativat për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Por, pjesë e këtij samiti nuk ishte Kosova. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke konfirmuar mospjesëmarrjen në këtë samit ka thënë se ky vendim vjen për shkak të siç ka thënë ai anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad më nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuciq. Thaçi ka thënë se nuk mund të jetë pjesë e takimeve të këtilla rajonale për derisa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin Kosovën.

E kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e ka mirëpritur këtë vendim të palës kosovare duke thënë se Kosova është vetëpërjashtuar nga ky samit. Rama ka theksuar se Kosova në pesë e vjetët e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Samiti i Ohrit ka krijuar zhurmë të madhe nga liderë të partive politike në Kosovë, analistë e politikanë të tjerë. Kryesisht iniciativa e mini-shengenit është pritur me tone negative në Kosovë.

Por, ndryshe mendon gazetari shqiptar Mero Baze.

Në një bisedë me Periskopin, Baze thotë se mospjesëmarrja e Kosovës mund të djegë shansin për heqjen e kufirit në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, mini shengeni po kundërshtohet nga patriotët e rremë që e kanë frikë heqjen e këtij kufiri.

“Samiti i Ohrit nuk është mbledh ti prish punë Kosovës por për katër parimet që përmenda. Mos pjesëmarrja e Kosovës i prish punë Shqipërisë pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë. Dmth gjithë demagogët patriotë që 70 për qind të biznesit në Kosovë e kanë me Serbinë thjeshtë po vajtojnë se mos heqin kufirin me Shqipërinë. Kaq humbet Kosova dhe Shqipëria nga mungesa e Kosovës në këtë Samit. Por ky ishte një proces i hapur dhe mund të ndryshojë mendje rrugës. E rëndësishme është që të krijohet klimë reale rreth qëllimeve të katër parimeve themelore dhe jo të dëgjojmë jugoslavologë që të na tregojnë se po ngjallet Jugosllavia. Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë në Jugoslavi dhe nuk ka çfarë ngjallë. Nëse ndonjë nostalgjiku i kujtohet Titua le ti mbaj lotët. Kjo është një përpjekje për të marrë mbështetje evropiane për problemet e Ballkanit dhe konkretisht tonat dhe jo një përvojë jugosllave për Evropën”, thotë Baze.

Duke përmendur anët pozitive të Shengenit Ballkanit, publicisti Baze shprehet kjo është një përpjekje për zgjidhjen e problemeve lokale dhe se assesi nuk duhet të shihet si një proces politik që lidhet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Shengeni ballkanik është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë evropiane për të zgjidhur problemet mes njëri tjetrit. Dmth duke u mbështetur tek parimi i lëvizjes së lirë parimi i qarkullimit të lirë të mallrave parimi i qarkullimit kapitaleve dhe parimi i lirisë së fuqisë punëtore gjashtë vendet e Ballkanit bien dakord ti aplikojnë këto me njëri tjetrin. Ju e mbani mend besoj 5 vitet e fundit spektaklin patriotik të Ramës me Thaçin Mustafën e Haradinaj për heqjen e kufirit Shqipëri Kosovë. Sa herë thuhej nuk bëhej kurrë pasi BE e SHBA ndiznin llampën e kuqe për shkak të protestës së Serbisë. Në këtë kuadër mund të bëhet. Po ashtu Serbia e ka më lehtë për të biseduar në këtë kuadër dhe të pranoj këto katër parime dhe për Kosovën. Është një proces që duhet ndarë nga guaska politike e bisedimeve Serbi Kosovë për njohjen. Natyrisht jo të 6 vendet janë të afta ti aplikojnë të katër parimet. Fjala vjen Bosnja nuk është gati të pranoj lëvizjen e lirë me Serbinë. Por kjo s’sduhet të pengoj të tërën. Duhet shkuar deri tek muri për çdo liri themelore me mbështetje të perëndimit. Pastaj të çajmë muret jo fantazmat që na duken mure”, thekson Baze.

I pyetur nëse afërsia e Edi Ramës me presidentin Aleksandër Vuçiq është intensifikuar në një kohë të gabuar, kur raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më të ulët sa i përket arritjes së një marrëveshjeje, Baze thotë se nuk është i këtij mendimi. Sipas tij, secili kryeministër i Shqipërisë e ka për detyrë të kërkojë në vazhdimësi nga Serbia që të njohë Kosovën, e qe sipas Bazes kjo gjë ka ndodhur. Sipas tij, kryeministri shqiptar nuk mund të shihet as si baba e as si njerkë e Kosovës, por detyrimisht si një kujdestar i saj.

“Vuçiq dhe Rama janë bërë bashkë në kuadrin e iniciativës së Berlinit prej vitit 2014. Marrëdhëniet Kosove Serbi s’kanë qenë kurrë të mira as kur Rama shkoi ne Beograd as kur kërkon në çdo takim me Vuçiq njohjen e Kosovës. Shqipëria nuk duhet parë si një vend që ka paternalizmin mbi Kosovën por si një vend që mbështet aspiratat e Kosovës. EDI RAMA dhe çdo kryeministër tjetër kanë detyrë të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia. Këtë nuk duhet ta ndajnë kurrë nga agjenda e tyre. Dhe besoj e kanë bërë. Të tjerat janë folklorizma demagogësh të cilët e duan kryeministrin e Shqipërisë herë si Baba të Kombit herë kryeministër të një vendi fqinj. Në fakt institucioni i kryeministrit të Shqipërisë është i detyrueshëm të jetë kujdestar i Kosovës . As babë e as njerkë i saj. Pastaj a qesh a qan kur takon Vuçiqin e çfarë barcoletash tregojnë janë debate njerëzish që ndoshta ëndërrojnë të jenë vend të Ramës në atë tavolinë por atë nuk e vendos Vuçiqi por shqiptarët”, ka thënë në fund Baze.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 Dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën./Periskopi/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë