Ka një pikëpyetje të madhe përse Edi Rama po përpiqet të mbajë gjallë temën e “rublave ruse” në adresë të opozitës katër vite më parë dhe pse kjo gjë nervozon më shumë Sali Berishën se sa Lulzim Bashën.
I vetmi fakt publik për interesin rus për Shqipërinë në atë kohë ka qenë shtypi rus, që është i kontrolluar nga qeveria.
Shqipëria ka përjetuar ngjarje të forta dramatike nga viti 1990 e këtej, sidomos në vitin 1997, por shtypi rus nuk e ka pas kurrë objekt lajmesh Shqipërinë.
Në atë kohë protestat e opozitës filluan të hapin lajmet e televizioneve më të mëdha ruse, si “RT” dhe disa korrespondentë të shtypit rus mbinë në Tiranë . Madje për një prej këtyre kontributoreve të shtypit rus, pati dhe debat publik, duke lidhur vonesat në rinovimin e lejes së qëndrimit të saj, me angazhimin për shtypin rus, çka nuk ishte e vërtetë.
Por e vërteta ishte se “Russia Today”, televizioni më i ndjekur rus në botën e jashtme dhe media tërësisht propaganduese ruse, si “Sputnik” etj, kishin në krye të faqeve lajme nga Tirana. Më së paku kjo tregonte një interes rus për trazirat politike në Shqipëri.
Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.
Por pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?
Nga përgjigjia e kësaj pyetje mund të kuptohen më shumë gjëra për fushatën e Edi Ramës rreth “rublave ruse”.
Normalisht Berisha duhet të ndjehej i gëzuar nga kjo fushatë, dhe duhej të mbështeste fushatën e Ramës, por në fakt ai bëhet nervoz sa herë ai e përmend dhe pastaj thotë broçkulla të tipit “ti mbyllje dosjen e Bashës” etj.
Në fakt, amerikanët shkuan tek Berisha jo vetëm për shkak të bindjes, por dhe fakteve, se depërtimi rus në trazirat politike në Shqipëri lidhej me Sali Berishën. Lidhej me të jo vetëm për shkak të autoritetit që kishte si kryetar de facto i PD, por dhe informacioneve të tjera që ata kanë pasur.
Refuzimi i marrjes së dosjes nga Berisha dhe hedhja poshtë e saj në zyrën e tij para ambasadorit të SHBA, është prova më e fortë që pas asaj historie qëndronte ai.
Dhe është logjike që një ambasador, i cili njihte fuqinë e Berishës mbi PD dhe i shkonte atij për të sqaruar këtë pozicion të rëndë të partisë së tij, kur ndeshte këtë refuzim të prerë, të bindej se kishte para autorin e kësaj historie.
Akoma më shumë janë bindur për këtë, kur Berisha u përpoq që me këtë histori pastaj të mbante peng Lulzim Bashën, pasi nisi fushatën e tij anti-ameikane, çka nuk funksionoi. Kjo natyrisht që ka rënduar pozitat e tij në arkivat e qeverisë amerikane.
Ndaj Berisha bëhet nervoz sa herë Edi Rama flet për rublat ruse. Në fakt, ai duhej të ishte i qetë dhe ti dilte në krah, pasi në pamje të parë duket si një sulm i përbashkët i të dyve kundër Lulzim Bashës.
Çuditërisht Basha është i qetë nga kjo histori, shkon e vjen në SHBA, ndërsa Berisha është sanksionuar familjarisht nga SHBA, dhe duket i dëshpëruar që dosja ruse i ka mbetur atij në derë, dhe jo Lulzim Bashës.
Dhe ngaqë e di të vërtetën, duket që nuk gëzon dot, as kur Edi Rama përmend rublat ruse. E di për kë e ka.
E thjeshte!Se te dy jane pro serbeve, por Berisha,eshte i deshmuar, ka mbeshtetje me te hershme serborususe.Eshte gjakperzier dhe besohet me shume.
Përgjigju