Mero Baze: Pse berishizmi është enverizmi i ri shqiptar

Mero Baze: Pse berishizmi është enverizmi i ri shqiptar

Sali Berisha

Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës ka filluar t'i ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej realisht duke u transformuar ngadalë por me siguri drejt një partie me rregulla demokratike, me objektiva për ekonominë e tregut dhe orientimin perëndimor, mbeti një zonë e errët brenda saj që ende nuk është tërësisht e korrigjuar. Kjo zonë e errët ka të bëj me armiqtë e Enver Hoxhës. Armiqtë e Enver Hoxhës ishin të gjithë komunistë. Disa komunistë liberal, disa si gjithë komunistët e tjerë dhe ndonjëri komunist edhe më fanatik si Enver Hoxha. Armiq u bën për luftë për pushtet me Enver Hoxhën.

Edhe sot në vitin 2021 shumë ish-komunist të vjetër, që mund të jenë burra të ndershëm në punën e tyre, kur gjykojnë historinë e komunizmit personazhet historikë të komunizmit I shikojnë në raport me Enver Hoxhën. Fjala vjen Sejfulla Malshovën nuk kanë qejf t’ua mburrësh , edhe pse ishte komunist dhe vdiq I tillë, Koco Tashkon janë gati ta quajnë agjent sovjetik, Kico Ngjelën economist tradhtar, e deri tek Mehmet Shehu që ishte një karakter I gjendur I komunistit sektar ta quajnë tradhtar pse e vetëvranë. Raporti i tyre me historinë është raporti që kanë pasur personazhet me Enver Hoxhën.

Kjo gjë po ndodh në PD prej tredhjet vitesh. Prej të përjashtuarit të parë Neritan Ceka e deri tek I përjashtuari i fundit Sali Berisha të gjithë personazhet nuk gjykohen a kanë qenë demokrat a jo, po a kanë qenë tradhtar apo besnik të Sali Berishës.

Çdo kritik apo kundërshtar i Sali Berishës që nga viti 1991 është etiketuar tradhtar dhe bashkëpunëtorë I armikut (nënkupto socialistët) dhe ndaj tyre janë ndërmarrë fushata linçuese me këtë motiv.

Çdo personazh I PD nuk gjykohet s ai ka dhënë PD derisa ka qenë në PD, por pse ka ikur duke kritikuar Berishën. Dhe ka një frymë urrejtje të ngrirë ndaj tyre, duke I gjykuar njësoj si në orën kur ata “kanë tradhtuar Berishën”.

Akoma më e bukur është përpjekja e Berishës për të rehabilituar disa kritik të Lulzim Bashës të tetë viteve të fundit që i duhen në fushatën për të mundur Lulzim Bashën. Në disa dalje publike Sali Berisha përmend pozitivisht Patozin, Boden, Topallin, Bregun etj., si njerëz që Basha i ka larguar pa të drejt nga PD për interesa të vetat. Berisha e ka mbështet jo vetëm vendimin e Bashës por dhe fushatën linçuese ndaj tyre, e cila është inerci e berishizmit. Eshtë vonë pasi berishizmi ka bërë punën e vet, dhe në këtë rast nuk e ndal dot as Berisha. Berishizmi është më viskoz se Berisha. Ai lëviz më ngadalë dhe I merr komandat më vonë. Këtu nuk bën punë as reflektimi I ri I Jozefinës pro Berishës, pasi vazhdojnë e shajnë si agjente të Edi Ramës.

Socialistët kanë marrë pushtetin disa herë pas vitit 90, duke u distancuar nga Enver Hoxha, kane bere gara të vërteta demokratike si ajo mes Fatos Nanos e Pandeli Majkos, por e kanë shmangur temën e debatit mbi armiqtë e Enver Hoxhës në të majtën shqiptare. Edhe pse Edi Rama herë pas here ua prish gjakun duke nderuar Mithat Frashërin apo Eqerem Bej Vlorën, ata revoltohen por rrinë aty.

Tani që PD në fund përjashtoi Sali Berishën, kjo valë urrejtje ka kaluar mbi Lulzim Bashën. Berishizmi e ka dënuar atë si tradhtar dhe jo të përjashtuarin Berisha. Ky gjest I Lulzim Bashës mund ta shpëtoj PD nga Sali Berisha, por jo nga berishizmi, por Berishizmi edhe mund ta mbys atë. Por për vite të tëra nëse ajo mbijeton, kriter në atë parti do të jetë raporti që personazhet kanë pasur me Sali Berishën dhe jo me kontributin e tyre aty. Berishizmi është enverizmi I pluralizmit shqiptar dhe do të bashkëjetoj me PD si ndryshku I saj. Derisa ta zhbëj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Habo: 20/09/2021 04:11

    O plako, Enveri ka 50 vjet qe ka vdekur. Saliu ka nja 8 vjet. Fol per te gjallet, apo sua mban b..a, ose sia gjeni dot prapashtesen. Nemos u shkon Ramizmi, perdorni Edvinizmi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë