TIRANË- Gazetari Mero Baze ka publikuar një video nga takimi i djeshëm në Vlorë që ish-kryeministri Sali Berisha po bën me bazën e PD-së, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat.

Bëhet fjalë për një nga bashkëbiseduesit, i cili thotë se Amerika i detyrohet shqiptarëve, pasi Uashingtoni ishte i biri i Marie Balës nga Tetova. Kjo mori edhe duartrokitje nga vetë Berisha, e ndërsa Mero Baze e ka komentuar me ironi.

“Është e sigurt që në takimin e Gjirokastrës Xhorxh Uashingtoni do dal me origjinë nga Viçidoli”, ironizon Mero Baze.