‘Foltorja’ në Vlorë, i bashkohet Nishani, Leskaj dhe Dashamir Tahiri! Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri për të marrë drejtimin e partisë! Gabova që s’e rrëzova Bashën që në 2017

‘Foltorja’ e Sali Berishës është zhvendosur sot në Vlorë, me shpresën për të bindur demokratët se SHBA dhe Lulzim Basha e kanë gabim dhe ai është përjashtuar nga grupi i PD dhe shpallur ‘non grata’ nga DASH padrejtësisht. Takimit të Berishës në Vlorë, demokratëve dhe militantëve të tij, iu bashkuan edhe ish presidenti Bujar Nishani, drejtuesi politik i PD në Vlorë, Bujar Leskaj, kreu i PD Vlorës, Genc Deromemaj dhe ish deputeti Dashamir Tahiri.

Gjatë akuzave të hedhura ndaj SHBA dhe Bashës, Berisha la hapur sërish idenë se mund të marrë drejtimin e PD. Berisha, 76 vjeç, shprehet se në rrethanat që ndodhet PD të detyrojnë të ngrihesh edhe nga varri, për t’i dal zotë partisë, që sipas tij që prej 2013 po degradon nga humbja në humbje dhe sot me përjashtimin e tij ka humbur edhe sovranitetin.

“U largova dhe në çdo dalje largimi është pa kthim. Nëse shikoja ose imagjinoja të kthehesha, do të mblidhesha me projekt. Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri për t’i dalë zot. Po, po, me shumë të drejtë secili mund  të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Jo, dhe do ja u argumento”, tha Berisha.

Ish kreu i PD ka pranuar se ka gabuar që këtë lëvizje që po bën sot nuk e bëri që në 2017, kur Basha humbi thellë në zgjedhje. Berisha tha se ka përgjegjësinë e tij që nuk e largoi kryedemokratin, por shtoi se kjo do të ndodh me ndihmën e demokratëve sot, ku presin që të mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD pikërisht për të shkarkuar Bashës, edhe pse ky i fundit ka qenë i prerë se ‘Kongres kundër vendimeve të SHBA nuk ka për të pasur kurrë’.

‘Ne si opozitë kaluam nga humbja në humbje, disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Kjo është e vërtetë. Jo se ju nuk derdhët djersë, nuk qëndruar, por sepse drejtimi i PD-së u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh nuk arriti dot nuk mori dot as votat e vitit 2013. Në vitin 2021 jemi 12 % më pak në vota se në vitin 2013, kjo është e vërteta. Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në çdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Unë nuk ndërmora atë që prisni ju, dialogun me ju për largimin e tij. Unë i kisha thënë atij se je lider i thyer, me aktet që ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, por je i thyer. Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtoreve, se je i pakënaqur me ty. Atyre u thuhet, por ajo nuk bëhet”, tha Berisha.

Sa për përjashtimit të tij, Berisha tha se Basha si gjithmonë u tregua një lider i thyer, që për shkak se kishte frikë nga ‘dikush’, mori këtë vendim.

“Kishte frikë dhe ai e di se nga kush. Dhe ai tradhtoi votuesit e PD-së. Nuk u bë lider se ja humbi PD konturet.” tha Berisha.

E pranishme në mbledhje ishte edhe aktivistja shqiptaro-amerikania Evi Kokalari, e cila gjithashtu kërkoi rrëzimin e Bashës dhe se për të vetëm Berisha  'mund t'i rindërtojë fytyrën partisë'.

Ishte e paqartë prania e Evi Kokalarit në këtë mbledhje, edhe pse ajo është pozicionuar shpesh kundër Bashës. Kokalari është përfolur shpesh ne media si kandidate për kryetare e PD gjatë zgjedhjeve të fundit brenda partisë në qershor të 2021, dhe duket se mund të jetë përdorur nga Berisha si ‘mesazh kërcënues’ për Bashën se e ka gati zëvendësuesen e tij, por edhe si ‘sinjal’ për SHBA se ka shqiptaro-amerikanë që e mbështesin atë dhe e cilësojnë të padrejtë vendimin për shpalljen ‘non grata’ nga DASH.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2021 01:57

    Si thote? <<- Kisha vendosur te mos kthehesha kurre...>>?! Po ju nuk iket asnjehere /de facto/.Po te kishit ikur me te vertete,amerikanet nuk do t'i kishin hyre ketij mundimi!!

    Përgjigju
  • Vlora jone: 25/09/2021 21:20

    Berisha eshte njeri i ndershem dhe me vlera. Tw majtet ne Shqiperi jetojne me propagande dhe kudo bejne komente negative por perseri qs vete nuk u besojne gjeeave qe thone pee Berishen.

    Përgjigju
  • Natasha nga bathorja: 25/09/2021 19:59

    Qënkan mbledhur më shumë njerëz për saliun se sa për 100 vjetorin e pavarësisë????????????

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 25/09/2021 17:05

    Gabimi yt është që për llogari tënde e të armiqve të atdheut iu qepe Shqipërisë si muti pas këpucës, pastaj mijëra të vrarë e të vdekur prej teje janë pasojë e këtij antishqiptarizmi që e ke në gjak.

    Përgjigju
  • Luli(jo Basha): 25/09/2021 16:46

    Sa shume paska mbledhur. U ca sheshi. Ne dasmen e Shemshedinit kishte me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri