Mero Baze: Qytetari i ri digital i Berishës, kundër Bashës

Mero Baze: Qytetari i ri digital i Berishës, kundër Bashës

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sali Berisha po udhëheq një fushatë bazuar mbi gënjeshtra dhe të pavërteta, por që tanimë nuk drejtohen më kundër qeverisë, por kundër Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij amerikan.

Deri më sot Sali Berisha po përpiqet ti mbaj në rresht fanatikët e tij, duke thënë se SHBA nuk ka prova ndaj akuzave ndaj tij. Nën presionin e një deklarate të Lulzim Bashës, i cili u tha anëtarëve të kryesisë, se SHBA i ka thënë gjëra të rënda për Berishën që “ju nuk do t’i merrni vesh kurrë”, Berisha u detyrua të pranojë se ndaj tij ka dosje, por janë me gjëra të pavërteta dhe shpifje.

Disa minuta pasi tha këtë, ai akuzoi Departamentin Amerikan të shtetit se ka emëruar Donald Lu si ambasador në Kirkizistan, kundrejt një lobimi me dhjetë milionë euro. Deklarata është edhe më e rënd, kur dihet që javën që shkoi Donald Lu u emërua nënsekretar Shteti në Departamentin e Shtetit. Pra Berisha praktikisht ka akuzuar SHBA si një vend i korruptuar, që avancon diplomatët në karrierë kundrejt ryshfeteve prej miliona euro.

Natyrisht që nuk pritet që Berisha të dëshmoj me ndonjë fakt për këtë. Qytetari digital i cili për vite të tëra u muarr me Edi Ramën, tani po merret me Departamentin e Shtetit.

Por është e çuditshme se si një parti, e cila e pranon me lehtësi çdo gënjeshtër të Sali Berishës për tu mbrojtur nga një akuzë amerikane, duke kërkuar prova, të pranojë me lehtësi një akuzë kundër SHBA pa asnjë mundësi për provë, e jo më provë reale.

Pra të njëjtit njerëz që Sali Berisha i mashtron, duke u thënë se për mua SHBA nuk ka prova, pranojnë të dëgjojnë një gënjeshtër të rënd, që në fakt buron nga urrejtja për SHBA, që Departamenti Amerikan i Shtetit “merr 10 milionë euro për emërimin e një ambasadori”.

Pra i njëjti njeri që kërkon prova për dosjet e tij, me të cilat është njohur dhe Lulzim Basha, nuk bën kujdes të ketë ndonjë provë kur hedh akuza të rënda ndaj administratës së lart amerikane si e korruptuar. Akuza të tilla SHBA nuk ia kanë bërë as vende armike të saj, dhe as lider që ajo i ka në kërkim ndërkombëtar. Sali Berisha mund të jetë politikani i parë në botë që formulon një akuzë kaq të rënd ndaj administratës së lart të SHBA siç është Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kjo nuk ishte gënjeshtra e vetme në takimin e Fierit. Të gjithë gjërat që ai tha aty ishin gënjeshtra, por kjo ishte gënjeshtër e rënd , pasi buronte nga urrejtja për SHBA pas vendimit që mori për të familjarisht.

E njëjta urrejtje vërehej dhe në gënjeshtrat që shpikte për Artur Metanin apo Adrian Dvoranin, si dy personalitete të drejtësisë të mbështetur nga SHBA, në reformën për drejtësi. Gënjeshtra ndaj Artur Metanit, është e provueshme, pasi është dhe e regjistruar. që është krejt e kundërta. Në cilësinë e Komisionerit të Lat të Drejtësisë, ai ka takuar nje qytetar , i cili i është ankuar për një gjyqtar të Gjykatës të Kavajës që ka dhënë një vendim sipas tij korruptiv kundër një prone të tij në Golem. Dhe kjo është detyre funksionale e Artur Metanit që të mbledh ankesat ndaj gjyqtareve që dyshohet se nuk kanë dhënë drejtësi. Për Dvoranin nuk ia vlen të flasim, pasi djali i Sali Berishë i ka marr jetën vëllait të Dvoanit në Gërdec, dhe frika se familjari me të cilin “është në gjak” mund të ketë në dorë fatin e tij e destabilizon.

Më e pështirë ishte gënjeshtra që tregoi se si Berisha në vitin 1991, kishte anuluar shkarkimin e Azem Hajdarit nga kryetar partie, për shkelje procedure. E vetmja gjë që nuk tregoi ishte rezultati i votimit. E vërteta është se në Shkurt të vitit 1991, Kryesia e përkohëshme e PD, në një mbledhje të saj, vendosi shkarkimin e Azem Hajdarit si Kryetar i Grupit nismëtarë të PD, dhe me vota zgjodhi në vend të tij Aleksandër Meksin.

E vërtetë është se Berisha u tërbua dhe me ndërhyrje thuajse brutale, anuloi vendimin dhe e përsëriti atë duke u zgjedhur vet në vend të Aleksndër Meksit. Nuk e kuptoj se ku e ndihmoi Azemin, pasi ai thjesht anuloi një votim për të shkarkuar Aleksandër Meksin dhe jo Azemin. Por meqë ajo është parti pa memorie, e ka të lehtë të flas gënjeshtra duke ilustruar gjërat më antidemokratike që ka bërë në PD, si zhvillime demokratike.

Nuk është se Berisha po gënjen për herë të parë dhe jemi të shqetësuar. Por ai po gënjen për herë të parë, kaq shumë për një betejë brenda PD. Kjo është e dhimbshme për të. Atij nuk i ka ngelur asgjë e vërtet me të cilën mund të prish mendjen e fantikve brenda PD dhe i duhet të gnëjej për cdo gjë.

E kuptoj kur duhet t ëgënjej për të sulmuar qeverinë shqiptare, e kuptoj dhe kur do të gënje kur ka probleme me qeverinë amerikan , por të gënjesh për të mundur Lulzim Bashën, do të thitë të degrdosh betyejën end epa e nisur. është historia e re e qyetarit digital, i cili tanimë nuk ka më objekt qeverinë, por vetëm me Lulzim Bashën, çka i jeop të drejt lulzim Bashës të akzuoj se “regjimi Rama – Berisha – Doshi” nuk do kenë të ardhme në Shqipëri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton