Mero Baze: 'RD' lindi si shpresë për shtypin e lirë, por u kthye në kobure personale të Berishës

Mero Baze: 'RD' lindi si shpresë për shtypin e lirë, por u kthye në kobure personale të Berishës

Gazetari dhe botuesi Mero Baze, duke kujtuar krijimin e “Rilindjes Demokratike”, thotë se kjo gazetë lindi si shpresë për shtypin e lirë në Shqipëri, por brenda vitit në fakt u kthye në kobure personale të Sali Berishës.

“Gazeta Rilindja Demokratike e cila lindi si shpresë për shtypin e lirë në Shqipëri, u kthye brenda një viti në një kobure personale të Sali Berishës.

Në vitin e parë të saj u përdor për të sulmuar Gramoz Pashkon, Neritan Cekën e Preç Zogaj, e më pas me radhë Eduard Selamin, Abdi Baletën, Petrit Kalakulën, Azem Hajdarin, Genc Pollon, dhe çdo njeri që hapte gojën apo qoftë dhe të mendonte kundër Sali Berishës, siç po ndodh tani me Lulzim Bashën dhe grupin e tij.

Sulmet më brutale i ka pasur ndaj Azem Hajdarit me shkrime të diktuara në telefon nga Sali Berisha, duke e akuzuar për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe për bashkëpunim me trafikantë.

RD mbeti institucioni më linçues në shtypin dhe politikën shqiptare, gjithmonë në shërbim të një njeriu, duke dëshmuar se çmund t’i bëjë shtypit të lirë madje dhe shtypit të vet, një politikan si Sali Berisha. Është pak ta quash dhe incest”, shkruan Baze.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2023 04:19

    Me kujtohet kur doli RD ne fillim,njerezit ishin te etur per fjalen e lire dhe shitej menjehere dhe ishte shume e veshtire te gjeje kopje.Mezi prisnim t'a lexonim.Tani si ka mbetur as hija,ne menyre figurative po flasim.U harrua misioni per te cilin filloi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE