Mero Baze: Sa herë që ai ka pasur pushtet, është sjellur njësoj

Mero Baze: Sa herë që ai ka pasur pushtet, është sjellur njësoj

Sali Berisha

Emisioni “Fiks Fare” sjell sot 14 dëshmi nga mbledhja e organizatës së partisë dhe Byrosë së Partisë së Mjekësisë në vitet 80 kur drejtohehej nga Sali Berisha, në të cilën zbardhet roli vendimarrës I Sali Berishës në dëbim internimin e dy mjekëve Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tiranë në Kryevidh të Kavajës.

Ndër të intervsituarit janë vet mjekja Margarita Kostaqi, pjestarë të Byrosë së Partisë së Univeristetit, ish Sekretari I Parë I Durrësit, dhe rrjeti i mjekëve që janë ndeshur me Sali Berishën si Sekretarë partie për këtë problem.

Fuqia e dëshmive është se ato janë rregjistruar 12 vite më parë kur shumica e personazheve ishin gjallë. Pasi investigimi I plot u krye, mjekja Kostaqi, burri I së cilës kishte qenë mjek I Mehmet Shehut, u frikësua dhe kërcënua nga njerëz të Berishës dhe kërkoi që të shmangej publikimi I emisionit.

Tani dy mjekët kanë vdekur dhe hakmrrja e Sali Berishës nuk ka çfarë tu bëj më keq, se sa u ka bërë. Ata të dy vdiqën të “internuar” në Kavajë dhe pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, pasi askush nuk I konsideroi më as të persekutuar dhe as komunist.

Fëmijët e tyre ja dolën të mbijetojnë dhe ti përcjellin me dinjitet prindërit e tyre.

Më e rënda në gjithë dëshmitë është përgjërimi I Margaritës e cila I thotë gaztarit të Fiks Fare në mirbesim “se ju nuk e dini kush është Sali Berisha”. Nga pikpamja profesionale dëshmitë kompletojë një të vërtet  të padiskutueshme që Sali Berisha ka qenë Sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokratë, çdo mbështetës qorrë I Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist por shkon pas Sali Berishës.

Ky investigim, tregon karaketrin despotik të Sali Berishës në komunizëm I cili është I njëjtë dhe në demokraci, por natyrisht me më pak mundësi në dorë për të shtypur njerëz.

Sa herë që ia ka pasur pushtet është sjellur njësoj.

Kur kishte pushtet të dëbonte dhe internonte, siç është ky rast e ka bërë me zell.

Kur mori gjithë pushtetet më 1992, dhe kishte kritikë përballë, i zbonte pa asnjë hezitim.

Kur kishte mundësi të shtypte me dhunë kundërshtarët apo arrestonte, e bënte këtë siç e bëri me Fatos Nanon dhe me protestat e socialistëve deri më 1997.

Kur kishte mundësi të vriste, siç ndodhi më 21 Janar 2011, e bëri me qetësi dhe u vetlavdërua.

AI nuk ndryshoi asnjëherë. Ngeli një shpirt diktatori, në komunizëm dhe demokraci. I vetmi ndryshim I atëhershëm me tani, është sistemi. Atëhere ishte komunizëm dhe ishte më leht të bëje keq, tani është demokraci dhe është shumë here më vështirë të bësh keq.

Sali Berisha është njësoj dhe nuk ka ndyshuar. Ndaj duhet të ndryshoj PD dhe shoqëria shqiptare ndaj tij. Duhet braktisur si një vemje e komunizmit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caci: 07/12/2021 21:12

    Qe Berisha si komunist ishte barbar kete ia diktonte tesera. Ai nuk ishte i ndryshem nga antaret e tjere te partise se komunisteve. Por duke e izoluar si te ishte i vetmi komunist dhe sikur te qe i fundit,kjo eshte tipike metode e sigurimit te shtetit. Pra ju shenjestroni Berishen ndersa komunistet pinjolle dhe gjenetik te partise si Nano apo Rama i beni shenjtor??? Cfare maskarenjsh.

    Përgjigju
    • Tahipi: 08/12/2021 09:34

      Po cpune ka pinjolli rama o rrot k... se per nanon as po diskuron njeri . Artikulli flet per nje komunist te vertet ne veten e pare dhe jo per nje pinjoll qe ska asnje akt komunisti te kryer dhe kete te vertete e dine te gjithe ! Ore jeni normal ju adhuruesit e kultit te saliut apo jo se eshte surreale tju degjosh ju pupupupupu cop mishi me dy sy tjetri , o zot

    • Ilirjan: 08/12/2021 07:56

      Karakterin dhe edukata è individ it eshte ajo qe ben diferencen o caci... Jo nje teser. Po nejse... Ti ske per ta kuptuar kurre kete gje... duket se si shprehesh.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët