Mero Baze: Sfida dhe blofi me diasporën

Mero Baze: Sfida dhe blofi me diasporën

Edi Rama në Milano

Takimi i dytë i Edi Ramës me diasporën e forcoi takimin e parë të Athinës. Madje dhe e legjitimoi atë. Shumica mendonin se takimi i Athinës ishte një hakmarrje e tij ndaj politikës greke për Himarën dhe fjalimi i ndjeshëm i tij, kishte të bënte me një përpjekje për tu kujtuar votuesve shqiptarë në Athinë se kush ishte adresa e racizmit në Greqi. Me këtë justifikohej dhe pjesëmarrja e lart dhe emocionet e forta të pjesëmarrësve.

Por takimi i Milanos tregoi se dhe një vend mik, me asnjë problem me Shqipërinë që përjeton periudhën më të mirë të miqësisë, pjesëmarrja e diasporës është edhe më e lartë edhe më entuziaste.

Ky është një tregues se takimi i Greqisë, nuk ka qenë as elektoral dhe hakmarrës naj Greqisë, por si dhe ky, një takim që tregon se diaspora ka nevojë ta përfillim dhe ta përfshijmë në hallet e Shqipërisë, ashtu siç ajo vetëpërfshihet me kontributet e saj për familjet në Shqipëri.

Në Itali nuk ka as Agim të Artë, as kryeministër që s’të jep sallë ku të bësh mitingun, as shtyp që të paragjykon dhe të ruan ku hyn e del, as dhe ndonjë të ngjashëm me Belerin, po pjesëmarrja ishte edhe më e lart dhe entuziaste.

Dhe një grup kontestuesish që kërkojnë votën e diasporës në emër të një shoqate dhe që shpërndan fletë palosje në sallë, të vetmen gjë të përbashkët që kanë me Belerin është se i mbështet Berisha, por janë ku e ku më normal dhe në punë të tyre. Kontrasti që krijon Edi Rama duke mbushur sallat e Evropës me kundërshtarët e tij në Shqipëri që nuk mbushin dot Rrugicën posht penxheres, flet vetë.

Por ajo që nuk kuptoj unë, është pse Berisha dhe Meta bëjnë sikur dikush i ka penguar të japin të drejtën e votës diasporës dhe akoma më shumë pse mendojnë se diaspora është me ta.

Një herë e kam pyetur Sali Berishën pse nuk përfshin diasporën në votime dhe tha se po ta bëjmë këtë me të njëjtën fuqi vote si në Shqipëri, i ke socialistët në pushtet dhe një shekull.

Por ajo që është dhe më hipokritë se kaq është se Berisha dhe Meta marrin pjesë aktualisht në Komision e reformës zgjedhore, dhe të vetmin propozim që kanë është që diaspora të votojë me post, por tenderin e postës ta bëjë Berisha se nuk do të vijnë letrat me postën shqiptare. D.m.th. të gjej ndonjë post private që ke ka të vetën. Kaq debat ka deri tani punë tenderi për postën.

Nuk e di pse bën sikur është për votën e diasporës, apo me ata që kërkojnë votën e diasporës. Mirë bën që nuk është se ashtu do ngelen dhe fëmijët e tij pas 50 vjetësh majë penxheres, se nuk fiton kurrë, por kjo dëshira për të luajtur blofin me Edi Ramën sikur Berisha do, por Rama nuk do, është guxim i tepruar. Se pastaj do dalë në protesta duke thëne na mundi me votat e diasporës. /TemA

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 27/05/2024 10:24

    saliu eshte nje hale o mero...e ka dashur pudhtetin per te vjedhur,,dhe jo per te rregulluar ekonomine e shqiptareve,,,ai kujton se pushteti eshte per te sunduar e vjedhur e jo per te sherbyer,,,,le te rrije tani gjithe jeten qe i ka mbetur ne tarrace...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb