Mero Baze: Si mund të kërkosh falje në Dibër, për një krim që mburresh në Elbasan

Mero Baze: Si mund të kërkosh falje në Dibër, për një krim që mburresh në Elbasan

Xhelal Mziu është një demokrat autentik dhe i sinqertë. Rrahja e gjoksit për vrasjet politike, është identitet i Partisë Demokratike. Falë këtij identiteti, Sali Berisha mori katër jetë njerëzish më 21 janar, dhe jo vetëm që i mori përsipër vrasjet, por si vrasës i vetëdeklaruar, vuri përpara pushtetin gjyqësor, Prokurorinë, presidentin, gazetarët dhe ndërkombëtarët, për të mos u gjykuar. Dhe nuk është se nuk i funksionoi .

Ai ende sot nuk është marrë në pyetje pse ka vrarë më 21 janar.

E njëjta gjë ndodhi dhe pas vrasjes në Elbasan. PD vendosi të mbronte vrasjen si heroizëm.

I biri Sali Berishës, një shfarosës masiv i një fshati të tërë, në përpjekje për të bërë lekë me pasurinë e ushtrisë shqiptare, doli i pari dhe i dha zemër vrasësit në Elbasan,  duke deklaruar se fatin e të vrarit do ketë kushdo që prek votën.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lavdëroi vrasësin si ushtarak i zoti, a thua se u ankua njeri që ai nuk dinte të qëllonte.

Ilir Meta filloi të bëjë atë që bëri Sali Berisha më 2011, duke intimiduar Policinë dhe Prokurorinë, që të ndryshojnë rrethanat e vrasjes në favor të vrasësit.

Edhe sot, po përpiqet të orientojë hetimet aty ku do ai, dhe jo si ka ndodhur.

Pra e gjitha ajo që PD bëri me vrasjen në Elbasan, ishte mburrja me vrasjen, lavdërimi i vrasësit, shtrembërimi i hetimit dhe presioni mbi SPAK dhe Policinë, që të mos rëndojnë vrasësin, por të vrarin.

Është ajo që bënë më 21 janar.

Në këtë pike, Xhelal Mziu nuk bëri asgjë të keqe më shumë. Atë që thuhet me zë të ulët në zyrat e PD dhe LSI, ai e tha me zë të lartë, në më shumë se një miting, ditën e djeshme.

Ai pranoi se kanë ngritur struktura terroriste dhe janë gati të vrasin çdo kënd që dyshojnë, mjafton një telefonatë.

Për shkak të reagimit të fortë që ka ngjallur sot në opinon ky qëndrim dhe shqetësimit ndërkombëtar, se Ilir Meta ka nisur të prishë procesin zgjedhor, mbështetur në prapavijë nga Sali Berisha, Xhelalit i shkruajtën një letër dhe ja vunë para kamerave ta lexonte, duke kërkuar ndjesë për ato që tha.

Po përse kërkon ndjesë Xhelali?

Për atë që tha se do t’ua bëjmë si në Elbasan?

Deri më sot PD nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë krim në Elbasan.

Ilir Meta po bën presion që hetimet të deformohen dhe deligjitimohen. Sali Berisha është mburrur me aktin e vrasjes. Lulzim Basha ka lavdëruar vrasësin.

Përse kërkon falje Xhelal? Se ajo që ka bërë PD në Elbasan, është akoma një gjë e mirë për PD. Është ende një vepër heroike. Është ende një identitet i PD-së.

Ndjesa e Xhelalit, do të kishte kuptim sikur PD, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe gjithë shpura e tyre, të ishin distancuar nga vrasja e Elbasanit dhe të kishin dënuar vrasjen. Atëhere nxitimi i Xhelalit për të kërkuar ndjesë do kishte kuptim.

Por nuk mund të kërkosh ndjesë për premtimin se do përsërisësh një krim, me të cilin vazhdon të mburret partia jote.

Ndaj mos u nxito Xhelal. E di që ta ka kërkuar Lulzim Basha, se u thotë ambasadorëve që “s’kam çfarë t’i bëj Berishës e Metës”.

E di që Ilir Meta është në siklet sot, pasi ka marrë paralajmërimin për të pasur statusin e Adriatik Llallës publikisht.

E di që ta kanë dërguar të shkruar, siç duket qartë në kamerë.

Por ti nuk ke gabuar!

Ti je më i sinqerti i gjithë atyre. Ti thjeshtë ke dashur të jesh besnik me partinë tënde, kur u zotove për vrasje të tjera, meqë PD po vazhdon të mburret me vrasjen në Elbasan.

I vemti nxitim i joti është që kërkon falje për diçka që partia mburret. Por me sa duket, të llogarisin për budalla që nuk kupton dhe duan të shpëtojnë veten, duke të bërë ty qesharak.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enalpia: 23/04/2021 22:30

    Po shihi fytyeren dhe i ke thene te gjitha...

    Përgjigju
  • Haha: 23/04/2021 21:16

    Xhelali budalla? Eshte kokrra e legenit.

    Përgjigju
  • Ben: 23/04/2021 21:09

    Kafshe prehistorike eshte ky? Futyre bajge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!