Mero Baze: 'Sirenat' që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

Mero Baze: 'Sirenat' që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

Sikundër e kanë parë të gjithë, Ilir Meta ka një fiksim me Vlorën kohët e fundit. Brenda kësaj jave ai ka qenë tre herë aty. Biles për Vlorën braktisi dhe kontrollorët e Rinasit, vetëm që të shkonte të përballej me Damianin. Sot i kishte bërë një letër Gjiknurit, ku i përgjërohej që e kishte pritur në hotel deri më 3 të natës, por ai nuk i kishte shkuar.

Nga ana tjetër, Gjiknuri i kishte kthyer përgjigje, duke i kërkuar të sillej me qetësi dhe dashuri si dikur, duke i përmendur takime natën me njerëz të dyshimtë.

Por çfarë po ndodh realisht me Ilir Metën, që është fiksuar me Vlorën?

Në gjendjen paranojake që ai është prej kohësh, tashmë i është shfaqur në horizont një armik i ri. Ai quhet Luan Rama, kandidati i tij për deputetë. Luani nuk ka bërë asgjë të quhet armik, dhe as i ka lënë të kuptohet se nuk është i vendosur të fitojë. Por dyshimet e Ilir Metës janë më të thella.

Ai shikon që Gjiknuri nuk e sulmon Luan Ramën, shikon që Edi Rama nuk e përmend atë, siç përmend ndonjë tjetër, por mbi të gjitha, shikon se nga Konispoli deri në Vlorë, kanë ngelur një grusht votash që mund të mos e bëjnë atë deputet.Dhe siç ndodh rëndom në këto raste me njerëzit me pranoja, që nuk duan ta pranojnë realitetin, shpikin një armik.

Tashmë Ilir Meta po shkon thuajse përditë në Vlorë të takojë njerëz natën, të shkojë shtëpi më shtëpi, të ndajë dekorata dhe të sigurohet se do të marrë një mandate, dhe të detyrojë kandidatin e tij të tërhiqet, nëse ndodh mrekullia, për t’ia dhënë dikujt që është më besnik.

Për këtë nuk po lë gjë pa bërë. Kjo është dhe arsyeja që ka pritur deri më 3 të natës Damianin, që t’i shpjegojë se “si do t’i hedhë në det” armiqtë dhe tradhtarët e Vlorës më 25 prill.

Në fakt, ai nuk i ka patur votat në Vlorë. Më parë votat i ka pasur në Sarandë, nga fuqia e familjes Balilaj, por ata i shiti për të ruajtur veten dhe bënte sikur nuk i njihte, kur Berisha ja faturonte Edi Ramës.

Tani edhe ata kandidatë që ka pasur në Vlorë, i kanë ikur, dhe ai mendon se ky është një komplot i madh i Gjiknurit, për ta lënë pa mandat. Kjo dramë e tij nuk është vetëm në Vlorë, por dhe në Durrës, Elbasan, Fier, Korçë etj. Nën paranojën se atë po e tradhtojnë të vetët, ai tani është kthyer në një fantazmë që shëtit natën qytet më qytet, shtëpi më shtëpi, restorant më restorant, palestër më palestër e kudo ku mund të shkojë, me dekorata në duar, për të krijuar partinë e re të të dekoruarave.

Këtë po bën dhe në Vlorë, ngaqë ka dëgjuar që vlonjatët vdesin për dekorata. E vërtetë është, por vdisnin për dekorata që tregojnë merita në luftë, jo për të ngrënë, për masazh, apo për palestër. Ato mund të bëjnë historinë e re të LSI-së, por jo për të fituar, por për të treguar se kur historia tenton të përsëritet, ajo bëhet komike. Dhe Ilir Meta ja ka arritur të bëhet një paranojak komik. Por Vlorën nuk e ka zgjedhur keq. Aty ka dhe spital të specializuar për tipa të tillë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 10/04/2021 18:39

    Fute mender ne b...e ate gishte o like injoranti e kokemadhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja