Mero Baze: 'Talebanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit'

Mero Baze: 'Talebanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit'

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.

Debati filloi kur Sali Berisha paraqiti një pirg me letra të printuara dhe i prezantoi ato si nënshkrime delegatësh, që do të mbahen sekret deri në mbajtjen e Kuvendit në kasafortën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike po akuzon Berishën se po luan blofin me firmat dhe po shpik një statut të ri të PD për procedurën e mbledhjes së Kuvendit.

Në fakt, e vërteta nuk besoj se është kështu. Unë besoj se Sali Berisha i ka firmat e duhura, aq sa duhen për të nisur procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I ka së paku 1800 firma. Po ashtu ai e di dhe procedurën se si mblidhet Kuvendi. Por ai nuk do të mbledhë një Kuvend legjitim dhe nuk do të bëjë publik emrat e ushtarëve të tij në këtë betejë.

Rruga e duhur është që nënshkrimet dorëzohen pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe kur legjitimohet kërkesa për mbledhjen e Kuvendit, atëherë ajo kalon për shqyrtim në hallka të tjera, ku kërkohet motivi, ndryshimet përse duhet të mblidhet.

Formularët e paraqitur në publik flasin për ndryshim të statutit të PD. Që Kuvendi të ndryshojë statutin, ndryshimet po ashtu duhet të kalojnë një procedurë që e përcakton neni 60 i statutit të PD, ku duhet të ngrihet Komisioni i Përhershëm i Statutit, nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës.

Pra Sali Berisha e di procedurën. E di që firmat duhet t’i dorëzojë tek sekretari i Përgjithshëm, e di që duhet të kalojë në procedurë kërkesat për ndryshim në statut dhe hallka të tjera, deri tek miratimi për mbledhjen e Kuvendit nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Sali Berisha  e di këtë rrugë. Por atij nuk i intereson një Kuvend legjitim sipas rregullave, pasi rreziku më i madh që i vjen nga ky Kuvend, është se i ikën armiku me të cilën maskon betejën me SHBA.

Rruga që ka nisur Sali Berisha realisht është rruga për krijimin e një partie tjetër, një qartësisht anti-amerikane, sovraniste, plus ato broçkullat e tjera të soroizmit.

Por më shumë se gjithçka, atij i duhet të shtyjë konfliktin në kohë, të jetë në betejë kundër SHBA dhe të mos e finalizojë betejën me Lulzim Bashen duke i marrë partinë, por duke u përpjekur të imponojë një Kuvend të paligjshëm, që e di që nuk do t’i njihet.

Praktikisht ai kërkon t’u thotë amerikanëve se kam një ushtri të tërë demokratësh në këmbë dhe kemi rrethuar Tiranën, “dhe dua të flasim”!  Pak a shumë është duke thënë: “Talibanët kanë zënë malin e Dajtit. Duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

Problemi është se askush nuk do të flasë dhe të pijë kafe me të . Dhe kjo do ta bëjë këtë betejë të gjatë në kohë. Berishës do t’i duhet t’i mbajë gjatë talibanët e tij në këmbë, për të treguar që nuk dorëzohet kollaj. Duke i mbajtur në këmbë, duke i inkriminuar kundër SHBA, duke i bërë vulnerabël në opinionin publik, ai do t’i kthejë mbështetësit e tij nga njerëz të inatosur me Lulin, në njerëz të inatosur me SHBA dhe kamikazë të tij. Ky është qëllimi final.

Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën  mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 12/11/2021 06:11

    Po qe te kenaq ky me kete pacen e mengjezit. Nga koke i themi pace Sale tani. Me qitje te larget e ke: Rruga e talebaneve te Dajtit kalon prej Surreli. Ler cik mjekerr dhe ti, si dervish Edi, te te themi dhe ty baba Bazja i teqese se kashtes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City