Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Mero Baze: Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS)

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ka votuar 5 me 0 kundër ankesës së opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht, ankesë e cila kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Siç dihet KAS, është një institucion konsesual, me anëtarë të propozuar nga pozita dhe opozita dhe shumë rrallë ka vendime kaq unanime. 
Është e vërtet se kërkesa e opozitës ishte e pambështetur në fakte dhe prova ligjore, por kjo nuk është hera e parë. Ka pas dhjetëra raste të tjerash ankesash të pambështetura, që vendimet e KAS janë ndarë sipas përkatësisë politike. 
Ky është nga të paktat raste kur vendimi ka qenë kaq unanim. 

Çfarë i ka ndodhur Berishës me së paku dy anëtarët e propozuar prej PD? 

Rasti më normal do të ishte mendonim, se ata janë sjellë si profesionist dhe kanë votuar si të tillë. Por dhe nëse kanë vepruar kështu, kjo nuk është arsye për Berishën. Ai thjeshtë i shpall ata tradhtarë, siç ka bërë me këdo që i ka dalë nga reshti. 

Ajo që është dhe më keq se kaq për Berishën, është se atij po i bie autoriteti tek njerëzit që i ka përdorur politikisht nëpër institucionet bipartizane.

Ata thjeshtë nuk dëgjojnë më broçkullat e tij, por veprojnë sipas bindjes profesionale. 

Kjo për Berishën është shumë herë më keq, se sa të pranojë që ja kanë blerë apo ata janë shitur. Nëse në horizont shfaqen njerëz që e injorojnë autoritetin e tij dhe sillen si të pavarur në detyrën që kanë, për të është kulmi i armiqësisë. 

Kështu si kaloi procesi i ankimimit të tij në KQZ për Himarën, për të është një humbje më e madhe se vet zgjedhjet. Se në fund të fundit zgjedhjet i humbi PBDNJ, dhe Agimi i Artë, por autoritetin si lider i opozitës në KQZ e ka humbur Berisha.

Ndaj ai po hesht dhe nuk po reagon, pikërisht se nuk do të kuptohet që nuk e dëgjon më njeri. As nga njerëzit e vet.  Aq më tepër është në makth, nëse e kap paranoja që në Greqi do mendojnë se i ka shitur dhe ai./ Tema

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 27/08/2024 20:24

    Po po merru me Berishen, ai cfar nuk i beri ketij vendi, dhe sot mbas 33 iteve po ben pleqeri te mbare ne mes te Tiranes...ju vazhdoni merruni me te..

    Përgjigju
  • Populli: 27/08/2024 04:30

    Kush eshte ky berisha?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës