Mero Baze: Tërheqja zvarrë tregon kë kemi pasur president, jo kë kemi polic

Mero Baze: Tërheqja zvarrë tregon kë kemi pasur president, jo kë kemi polic

Ilir Meta

Ka një dalldi publike për të vajtuar skenën e pahijshme të nxjerrjes me forcë të Ilir Metës nga makina në momentin e arrestimit. Ose më mirë të themi pjesën e dytë të skenës. Pjesa e parë janë disa policë që i luten ish-presidentit të dalë jashtë makinës dhe ai që u kthehet “drogaxhinj”, “kopila”, “zagarë”, “shkërdhata”, “u q… nënat e motrat”. Pas kësaj natyrisht që policia nuk ka shumë hapësirë. Ose do ta lërë të ikë dhe të heqin uniformën, ose duhet ta nxirrnin jashtë.

Ajo që duhet të bënte përshtypje tek vajtuesit publik duhet të ishte e kundërta. Si ka mundësi një ish- kryeministër, ish- kryetar parlamenti, ish- presidenti të mos respektojë një procedurë të rëndomtë të ekzekutimit të një urdhri të Prokurorisë, e aq më tepër të fyejë policët. Ky është lajmi i vërtetë, jo tërheqja zvarrë nga policët.

Tërheqje zvarrë nga policët në kushtet e mosbindjes mund të shikosh miliona herë. Por vetëm një herë mund të shikosh një ish- president, ish- kryeministër, ish- kryetar parlamenti që shan si rrugaç nga nëna e motra policët, u thotë kopilë, drogaxhinj, banditë, dhe refuzon të zbatojë urdhrat e tyre. Kjo flet shumë për atë që kemi pasur në krye të shtetit dhe jo kë kemi në krye të policisë.

Arrestimi i një udhëheqësi të lartë politik natyrisht që është mirë të jetë dinjitoz. Por që të jetë i tillë duhet të jetë dinjitoz viktima. Ka pas shumë raste në historinë e botës që liderë shumë herë më të fuqishëm se Ilir Meta kanë përfunduar në pranga, por e kanë ruajtur dinjitetin. Madje dhe Milosheviçi që ishte njëlloj perëndie për policinë serbe, kur e arrestuan e tërhoqën zvarrë, por jo për faj të tij, por për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste aksioni policor.

Mubarakun e kanë çuar me barelë në gjyq dhe Shakashvilin e Gjeorgjisë e kanë tërhequr zvarrë se nuk dorëzohej. Por asnjë prej tyre nuk ka fyer policët. Ilir Meta donte të viktimizohej me shpresë se opinioni publik do merrej me policët dhe jo me dosjen e SPAK.

Fatkeqësisht për të, përveç atyre që duan t’i bëjnë ndonjë qokë në këtë ditë të vështirë, askush nuk është shqetësuar nga ajo skenë. Ky nuk është kryeministri i parë që arrestohet. Këtu janë arrestuar dhe Fatos Nano, Vilson Ahmeti e Ramiz Alia si president, por asnjëri s’ka bërë si legen me policët, por ka shkuar në qeli me dinjitet dhe kanë dalë prej saj edhe me më shumë dinjitet.

Ky vetëviktimizimi i Ilir Metës para ndalimit është një turp për të dhe jo për policinë. Është turp dhe për të gjithë ne, për secilin shqiptar, politikan apo gazetar që e ka votuar qoftë dhe një herë apo e ka mbështetur atë për t’u bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president i këtij vendi. Në politikë shumë vetë harrohen për mënyrën se  si hyjnë, por të gjithë i mbajnë mend për mënyrën se si dalin. Dhe Ilir Meta më shumë do mbahet mend si doli nga makina, se sa si doli nga politika. Si njeri rrugësh.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 24/10/2024 11:33

    SHKRIM I SAKTE DHE BRILANT...VETEM DALLAVEREXHINJVE I DUKET JO I DREJTE SE JANE VETE SI DORDOLECI ILIR METAJ

    Përgjigju
  • O mero lepiresi: 23/10/2024 08:45

    Po pse ne mes te rruges arrstohet ish-presidenti apo ish-kryeministri. Eshte fyerje per kombin te besh kete lloj spektakli e tja paraqesesh botes. Na i paskan thene me te mire te maskuar me kapuce si kriminele ne mes te rruges, dhe ky i paska share. Po leri keto se duket qarte nga pamjet qe vetem me te mire e profesionalisht nuk shkuan. Nje ish-president ne nje vend normal arrstohet nga komandante te nivelit me te larte te policise. Nuk shkon kush me maska. I shkohet ne residence a ne zyre paraqitet urdher arreti i firmosur me qetesi e pastaj nese ka rezistence nderhyhet me force. Ti bllokon trafikun si ne filma, u prish diten qytetarve pa faj qe gjendeshin ne rruge per punet e tyre e na thua qe policia i tha me te mire ? Ik o plaku Mere se analizat e tua vetem patronazhistet i mbeshtesin. Te eshte rreshkur llapa duke lepire o i zi. Po pse kujton se Amerika e Europa nuk kane breke te dhjera. Kane por nuk i nxjerrin ne tel palare qe tua shikoje bota. Kurse ne jemi ekstrem ne cdo gje. Le qe jemi kombi me servil e legen, pa shtylle kurrizore qe ekziston por jemi dhe trapa qe e tregojme hapur para te tjerve. E kujtojme se te huajt do na thone bravo. Ata thone keta qenkan dhe me trapa se i pandehem. Kete ben policia dhe analiza jote mbrojtese. I gjithe ky show kam frike se so shkoje kot se leket e shqiptarve do i ngelen Metes e Rames. E ne do bertasim per arrestime te bujshme kur duhet te jete e kunderta, arrestime pa zhurme e denime te bujshme.

    Përgjigju
    • Po mër po: 23/10/2024 19:11

      Të arrestosh vrasësit e popullit është fyerje për popullin

  • @Mero: 23/10/2024 00:25

    Si shume here edhe kesaj rradhe sakte

    Përgjigju
  • jani: 22/10/2024 21:59

    SHPETUAM o mero nga 2 halete e kombit.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?