Merr detyrën komandanti i ri i Forcës Detare, Ministri i Mbrojtjes: Kundëradmiral Agastra, garancia për konsolidimin e arritjeve

Merr detyrën komandanti i ri i Forcës Detare, Ministri i Mbrojtjes: Kundëradmiral Agastra, garancia për konsolidimin e arritjeve

Kundëradmiral Adnan Agastra mori zyrtarisht detyrën e komandantit të Forcës Detare shqiptare në një ceremoni ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu, komandantët e forcave si dhe ushtarakë të FD.

Detyra iu dorëzua kundëradmiral Agastrës nga paraardhësi i tij gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, i cili i dorëzoi edhe flamurin luftarak të Forcës Detare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falënderoi gjeneral brigade Xhebexhian për kontributin e tij të deritanishëm në krye të Forcës Detare dhe shprehu bindjen se komandanti i ri ka të gjitha aftësitë për t’i çuar më tej arritjet në këtë forcë.

“Duke e uruar gjeneralbrigade Xhebexhin për një vijim të suksesshëm në detyra të tjera të karrierës ushtarake, shpreh bindjen se ai ndjehet i nderuar edhe që stafetën ia lë një prej profesionistëve të spikatur dhe me ambicie të larta për të bërë më të mirën, siç është kundëradmiral Agastra. Me një karrierë të gjatë dhe dinjitoze, me një angazhim, eksperiencë dhe kontribut pothuajse në çdo fushë dhe nivel të aktivitetit të FA në përgjithësi, dhe të Forcës Detare në veçanti, brenda dhe jashtë vendit, kundëradmiral Agastra, është siguria dhe garancia e të gjithëve për konsolidimin e arritjeve, progres të mëtejshëm dhe realizim të detyrave.”

Ministri Peleshi foli edhe për avantazhet që premton buxheti i rritur i Mbrojtjes, si në modernizimin e FA ashtu edhe në trajtimin financiar të ushtarakëve.

“Do të jetë një vit me shumë sfida. Natyrisht kemi një buxhet 32% më të lartë sesa buxheti i vitit të kaluar, kemi 65% më shumë buxhet për modernizimin e FA, kemi një sistem pagash për këtë vit të planifikuar në buxhet prej 30% më shumë në të gjithë nivelet nga ushtari bazë deri te gjenerali, që do të thotë edhe në pjesën materiale përveç asaj morale dhe do t’i japin më shumë motiv të rinjve, të rejave edhe të gjithë efektivëve të FA për të kontribuar.”

Edhe komandanti i ri, kundëradmiral Agastra e vendosi theksin te modernizimi i FD, i cili siç tha ai, synon rritjen e kapaciteteve të anijeve luftarake të flotës sonë, jo vetëm si një domosdoshmëri e rritjes së sigurisë kombëtare, por edhe kontributit në Aleancë.

Kundëradmiral Adnan Agastra, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, u emërua komandant i Forcës Detare me dekret të presidentit të Republikës, duke u bërë komandanti i 19-të i flotës detare shqiptare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begsi: 07/01/2022 20:46

    Bravo Adnand Suksese.Qe skenderbegs dukej qe do bente karier ishte shume i zoti ne hedhje shurre me kabash

    Përgjigju
    • Detari: 24/01/2022 16:56

      Sma mbush mendjen per skenderbegs ti qe komenton me fjalor kaq te ulet. Zotria eshte nje nga kuadrot me te shkelqyera qe kane forcat e armatosura me sherbime dhe detyra te rendesishme jashte shteti. Me shume mundesi do jesh nga ata langot spiuna (nje nga ata te shumtit te rene nga vakti ;) ) qe u digjen syte nga shkelqimi i burrave te shtetit, kur drejtesia vihet ne vend.

  • veterani: 07/01/2022 14:43

    Cfar komandanti eshte ky kur nuk kemi asnje avjon, sigurisht GJENERAL I USHTRISE VDEKU.... Te gjith avjone, helikopter, raketa dhe te tera armatimet i shiti Sali NON GRATA me Fatmir GERDECIN u bene miljardere.... Shikoni kompleksin DELIJORGJI se si eshte bere me keto lek...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës