TIRANË- Dy fëmijë të moshës 6 dhe 8 vjeç, motër e vëlla, (ne foto) janë zhdukur prej gati dy javësh, ndërsa janë denoncuar në Komisariatin numër 3 nga nëna e tyre Mide D.
 
Në policinë e Tiranës, e ëma e tyre ka treguar se fëmijët e mitur në datë 31 janar të këtij viti, janë larguar drejt shteti turk bashkë me të atin e tyre, shtetasin Shkëlzen D.
 
Ndërkohë, që në kërkim të dy vogëlushëve është vënë edhe Interpoli, ku janë publikuar në faqen e tij të internetit gjeneralitetet e tyre.
 
Deri në këto momente nuk është arritur të identifikohet asnjë gjurmë nga dy të miturit 6 dhe 8 vjeç, ndërkohë që Policia e Tiranës ka nisur dhe procedim penal "për rrëmbim" ndaj të atit, Shkëlzen D .
 
Interpoli dhe Policia e Tiranës kërkojnë që të informohen nga kushdo që ka informacion për dy fëmijët.


femijet e zhdukur, interpol
femijet e zhdukur, interpol
(Në foto: Faqja e Interpol ku janë publikuar të dhënat e dy fëmijve të zhdukur)

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)