Një automjet është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht në autostradën Lushnje-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur midis Rotondos së Savrës dhe Plugut, ku ka marrë flakë në ecje e sipër mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. M., banues në Berat.

Flakët kanë shkrumbuar mjetin, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti elektrik. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

d.c./shqiptarja.com