Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në rrethrrotulimin e Saukut. Fatmirësisht nuk raportohen për të lënduar.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.