KAVAJË - Një ndërtesë 2 katëshe u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të shtune (19 dhjetor) në Kavajë në zonën e Malit të Robit.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar por nga flakët kishte vetëm dëme materiale.

Zjarrëfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike.